Orges Shehi i ka dhënë fund aventurës me Skënderbeun pas 9 sezonesh. Ish-portieri dhe së fundmi trajneri i kësaj skuadre ka vendosur ta mbyllë këtu aventurën me klubin korçar. Lajmin e ka njoftuar vetë Shehi ne një prononcim për ‘super sport’.
“Mbyllëm një sezon të vështirë tranzicioni. Personalisht dhe pas konsultimeve me familjen ishte viti i fundit në Korçë. Kam fituar çdo gjë aty dhe kam dhënë gjithçka aty, falenderoj të gjithë që nga punëtori i fushës dhe lojtarët. Do të bëjë një konferencë për të dhënë lamtumirën, se ishin 9 vite në Korçë. Do shkoj të takoj lojtarët. Nuk kam oferta deri tani, pasi jam konsultuar me familjen dhe duhet një ndryshim,”- ka thënë Shehi.
Shehi për 8 vite ka mbrojtur portën e Skënderbeut, ndërsa sezonin e fundit ka mbajtur postin e trajnerit duke e renditur skuadrën të katërtën në kampionat.