Partia e Mitsotakis shpall zyrtarisht kandidat për eurodeputet Fredi Belerin! Nëse fiton heq dorë nga mandati si kryebashkiak i Himarës

GREQI- Fredi Beleri, është zyrtarisht kandidat për eurodeputet i Partisë ‘Demokracia e re’ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Kandidimi i tij i mundshëm ishte përfolur në mediat greke, ndërsa tashmë emri i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, është në listën e 42 kandidatëve të partisë së Mitsotakis për të cilët do kërkohet vota nga qytetarët grekë për zgjedhjet në parlamentin evropian.

Edhe vet Beleri, i dënuar me dy vite burg për blerje votash ka pranuar që ka marrë ofertë nga partia e Mitsotakis për ta kandiduar për eurodeputet, përmes një reagimi.

Në një deklaratë pas prezantimit si kandidat, Beleri ka falenderuar Kyriakos Mitsotakis për mbështetjen e pandarë që i ofroi gjatë gjithë këtyre muajve, duke shtuar se “beteja që po bën nuk është personale. Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë. Është një betejë për vlerat që përfaqëson Perëndimi dhe Europa dhe të cilat duhet të respektohen nga ata që duan t'i bashkohen familjes së madhe evropiane. Është një betejë për pjesën më të vuajtur dhe të padrejtë të helenizmit, minoritetin grek të Shqipërisë”.

Fredi Beleri në aktivitetin e Demokracisë së Re është përfaqësuar nga vëllai i tij, Leonardo, ndërsa është duartrokitur nga të pranishmit në momentin e shpalljes së emrit. Nëse Fredi Beleri, fiton mandatin si eurodeputet, ai heq përfundimisht dorë nga betimi për kryetar në Himarë. Ligji ynë ndalon që një kryetar bashkie të jetë deputet.

Kundër kandidaturës së Belerit janë shprehur ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek Aleksandra Papadhopoulou, sipas të cilëve vendosja e Belerit në listën e kandidatëve për eurodeputetë, do ta kthente këtë çështje në europiane nga një çështje dypalëshe me Shqipërinë.

Në Shqipëri po pritet shqyrtimi i dosjes nga Apeli i GJKKO për një vendim të formës së prerë për Fredi Belerin. Një vendim fajësie do të shpallte zgjedhje të parakoshme për Himarën ndërsa pafajësia do të bënte që Beleri të betohej si kryebashkiak.

Përveç Fredi Belerit, Mitsotakis, ka kandiduar për eurodeputet edhe shtangistin Piro Dhima.

Deklarata e Fredi Belerit nga burgu

“Të dashur bashkatdhetarë të mi, sot kryeministri Kyriakos Mitsotakis më ofroi mundësinë për të kërkuar votën e popullit grek në zgjedhjet europiane të qershorit 2024. E falënderoj për këtë, por mbi të gjitha e falënderoj për mbështetjen e pandërprerë që më ka ofruar gjatë gjithë këtyre muajve që jam në burg. Beteja që po bëj nuk është personale. Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë. Është një betejë për vlerat që përfaqëson Perëndimi dhe Europa dhe të cilat duhet të respektohen nga ata që duan t'i bashkohen familjes së madhe evropiane. Është një betejë për pjesën më të vuajtur dhe të padrejtë të helenizmit, minoritetin grek të Shqipërisë. Vëllezërit e mi që pas dekadash shtypjeje duan dhe kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të qetë, pa frikë, në një vend që respekton të drejtat, nderin dhe pronën e tyre. I bëj thirrje çdo greku dhe gruaje të mbështesë votën e Demokracisë së Re, të mbështesë kryeministrin që po ndërton me vendosmëri një metodë për një Greqi të fortë dhe krenare, Kyriakos Mitsotakis”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:13
Kandidat për eurodeputet grek, studiuesi Ardit Bido: Sot Beleri nxori fytyrën e tij, u faktua që s’ka lidhje me Shqipërinë dhe Himarën

1713208645_beleri.jpg

Zyrtarizimi i Fredi Belert nga Demokracia e Re në Greqi si kandidat për eurodeputet për studiuesin Ardit Bido tregon se sot Beleri nxori fytyrën e tij dhe u faktua që ai nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe Himarën.

“Sot, Beleri nxori fytyrën e tij dhe nxori zbuluar shqipfolësit që e mbështesin. Me kandidimin e Belerit për eurodeputet grek u faktua se ai nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe me Himarën dhe shkoi aty ku i takon: në shtetin e tij, në shtetin për të cilin do të punonte dhe këtu, duke abuzuar me votat e shqiptarëve që për arsye krejt të tjera e votuan. Sot, duke deklaruar që beteja e tij në Shqipëri është një betejë për Greqinë, Beleri nxori zbuluar çdo shqipfolës të vetëpërdorur apo të shitur, që gjithë këto muaj kanë mbytur mediat duke mbrojtur një flirtues me neonazizmin. Ose, fakton që edhe ata bëjnë të njëjtën betejë: për Greqinë, më dëm të Shqipërisë, në Himarën e krenarisë kombëtare kuqezi! Thuaji Jo Neonazmizmit! Thuaji Po Shqipërisë!”, thuhet në reagimin e Ardit Bidos.

Ora 20:21
Beleri ‘përçan’ partinë e Mitsotakis, ministri i Jashtëm kundërshton kandidaturën e tij për eurodeputet

Partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur si kandidat për eurodeputet Fredi Belerin, në burg në Shqipëri për blerje votash.

Por kundër kandidaturës së Fredi Belerit janë shprehur ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek, Aleksandra Papadhopoulou, sipas të cilëve vendosja e Belerit në listën e kandidatëve për eurodeputetë, do ta kthente këtë çështje në europiane nga një çështje dypalëshe me Shqipërinë.

Ora 20:14
Beleri kandidohet nga Mitsotakis për eurodeputet, reagon Braçe: Merr koburen vramë moj...! Ku është katandisur Greqia

1713204949_beleri.jpg

Deputeti i PS Erion Braçe ka reaguar pasi Partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka prezantuar si kandidat për Eurodeputet Fredi Belerin, që ndodhet në burg për blerje votash.

“Merr koburen vramë moooj ku është katandisur Greqia.  Një i dënuar penalisht në Greqi në listë për t’u bërë Eurodeputet. Jo se do bëhet, por që kjo është nam, është”, shkruan Braçe.

 

Ora 19:30
Pas Belerit, Mitsotakis kandidon për eurodeputet dhe shqiptarin tjetër, Pirro Dhima

Kryetari i Partisë Demokracia e Re, njëkohësisht kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, përveç Fredi Belerit, ka vendosur të kandidojë edhe një shqiptar tjetër për eurodeputet në Parlamentin Europian.

Bëhet fjalë për Pirro Dhimën, shtangistin e famshëm nga Himara që braktisi vendin e tij për t’u deklaruar si grek, ku aktualisht jeton dhe mban poste të larta politike.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pupupu: 16/04/2024 14:54

    Sa poshte paska rene Greqia te kandidoje kete njevetullshin!

    Përgjigju
  • Ridi: 16/04/2024 13:58

    Me beleris e me pirrus dhimus krenohet micu-taqi, po populli grek qe jeton ne greqi nuk ka nxjerre njerez per eurodeputet po pranon jashteqitjen Shqipetare.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKADTRIOTI: 16/04/2024 11:10

    Ky është SKANDAL i radhës i QEVERISË MONARKO FASHISTE GREKE QË PREJ 200 VITESH. -Nëse BE do të pranoi një kandidaturë të tillë të dënuar nga drejtësia Shqipëtare për vjedhje votash..është TURPI SAJ E JO I SHQIPËRISË. -Fain për F.Belerin e ka SALI BERISHA SPIUNI GREK & SLRB..që e kandidoi F.B për në Himarë si K.Bashkiak,kur Ai bëri MASAKRËN e Peshkopisë. -Qëllimi Sb ishte të dëmtonte reputacionin e E.Ramës me Greqinë.Por,nuk ja arrit.Pasi E.R u mbështet nga BE+SHBA..! -SPAK+GJKKO..duhet të dënoi F.Belerin edhe për krimet e kryera në Shqipëri,duke hequr NENIN E PARASHKRIMIT QË SB E KA VOTUAR QËLLIMISHT PËR TË SHPËTUAR VETEN & TË TIJËT PËR 101 KRIMET E BËRA në 2 prill 1991-Shkodër deri 21 prill 2021 në Elbasan. -Kandidimi F.Belerit më shumë DISKREDITON MIÇOTAQISIN me shumë skandale,sesa E.Ramën që po mban një qëndrim DINJITOZ,duke ja lën drejtësisë të veproi. -Nëse BE do pranoi si EURODRPUTET NJË IDIOT HIDRAULIK..do të jetë një SKANDAL I SAJ..!

    Përgjigju
  • asolingo: 16/04/2024 09:29

    E po te besh nje vrases eurodeputet???apo eshte justifikim per ta nxjerre nga burgu,jo per gje po Beleri vetem greqisht di se shqipen e flet si çoban dhe anglisht nuk di fare.Si ka mundesi!!!!!

    Përgjigju
  • gjergji: 16/04/2024 09:13

    Gjeja me normale qe mund te bej shteti shqiptar per nje person me dy nenshtetesi(ligjerisht e rregullt)por qe i sherben politikisht nje shteti tjeter dhe e do e perfaqesoj ate ne organet me te larta te BE(Greqin) eshte heqja e nenshtetesis shqiptare e ketij maskarait.Si i tille e drejta e zgjedhjes apo e perfaqesimit natyrisht edhe e drejta te jetoj e punoj ne Shqiperi natyrisht sipas ligjeve shqiptare qe perputhen me ato europiane.Shembull ideal ku Shqiperia mund e duhet mbeshtetur e te mesoj me shume per kte ngjarje eshte Izraeli,shteti me demokrat e liberal i Lidjes se mesme.

    Përgjigju
  • Blenard: 16/04/2024 09:01

    hhahhahahahahahshhshshsshhshshahhahahahahhaahhahaagaggs

    Përgjigju
  • populli: 16/04/2024 08:35

    Kjo i vuri vulen faktit se ky surratshtrember i ka sherbyer shume krimit grek ndaj Shqiperise !

    Përgjigju
  • Iris: 16/04/2024 04:27

    Le t'a kandidojne.Nese Greqia mendon qe nje hidraulik e nje shtangist marrin vesh nga berja e ligjeve dhe politika evropiane,ky eshte opinion i saj dhe duhet respektuar.Po nje kerkese kam:Tani qe hidraulikun do t'a bejme deputet dhe per kete eshte gati te heqe dore nga posti i kryebashkiakut,a ka mundesi te heqe dore dhe nga gjysma e shtetesise shqiptare qe mban? Do te na bente shume nder,se do na e hiqte qafe njehere e pergjithemone.

    Përgjigju
  • Ersa: 15/04/2024 23:06

    Beleri ka bërë burg në greqi për vrasjet në pikën kufitare Shqiptare. Dmth nga gjithë ajo popullsi s'kishin të tjerë por një burgaxhi bis, në dy shtete. Që mos shkojmë më tutje për sa tru ka se as dy llafe nuk di të lidhë.

    Përgjigju
  • zigur: 15/04/2024 21:04

    Korofillaket e ndyre te Greqise kujtojne se ne BE ka budallenj qe te pranojne vrases dhe hajdut si Beleri.

    Përgjigju
  • viron: 15/04/2024 19:55

    Plerat plera mbledhin.

    Përgjigju
  • Ben: 15/04/2024 19:55

    Micataqis qenka debil komplet.Qe te vendosesh kete hidraulik kandidat per Europe duhet te jesh shume idiot.

    Përgjigju
    • Hahaha: 15/04/2024 23:20

      Fiks hidrualiku do na behet eurodeputet, se clidhje ka ky me politiken.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’