Shkupjani Besar Gudjufi (Guxhufi) është sulmuesi më i ri i Partizanit. 20-vjeçari ia ka dalë të gjejë akordin me "Demat e Kuq" për katër vitet e ardhshme dhe është vendosur menjëherë nën urdhërat e Aleksandar Veselinovic.
Shqiptari i lindur në Maqedoninë e Veriut është pjesë e Kombëtares U-21 dhe ka zhvilluar dy takime me kuqezinjtë. I dalë nga moshat e Vardar, Besar Gudjufi kaloi te moshat e Besiktas në Turqi dhe muajt e fundit i ka kaluar te FC Shkupi në vendlindje.
"Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Besar Guxhufin. Sulmuesi 20 vjeçar është përforcimi i radhës i të kuqve përgjatë merkatos së janarit. Guxhufi një prej talenteve të ekipit tonë përfaqësues U-21, ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Sulmuesi mbërrin te Partizani pas eksperiencave pozitive te skuadra e 19 vjeçarëve të Beshiktash dhe FC Shkupit", bën me dije Partizani.
Besar Gudjufi ka marrë numrin 99 në fanellë, i lënë nga i larguari Arinaldo Rrapaj.