Zoran Zekic do jetë trajneri i ri i Partizanit për sezonin 2023-24. Këtë të hënë, kampionët e Shqipërisë kanë prezantuar trajnerin dhe drejtorin e ri sportiv. Do jetë Arbër Abilaliaj që do mbajë postin e rëndësishëm të merkatos, teksa nën prezencën e presidentit Gazment Demi dyshja u prezantua para skuadrës.
Në karrierën e tij, kroati Zekic ka drejtuar ekipe si Radnik, Sheriff Tiraspol, Osijek, Diosgyor dhe Slaven Belupo. Së fundmi te Belupo në 72 ndeshje trajneri kishte një mesatare prej 1.24 pikë për ndeshje.
"FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zoran Zekiç. 49 vjeçari nga Kroacia, i cili do të drejtoj kampionët e Shqipërisë në sezonin e ri 2023-2024, është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj. Në sezonin e fundit Zekiç ishte pjesë e ekipit Slaven Belupo, ndërsa përgjatë karrierës si trajner ai regjistron edhe eksperienca në drejtimin e Sheriff Tiraspol, Osijek, Diośgyőr dhe Maksimir. Zekiç vjen në drejtimin e 17-të herë kampionëve të Shqipërisë për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues. Sot skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik", njofton Partizani.
Tanimë Partizani ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, me të kuqtë që do marrin pjesë në fazën kualifikuese të Champions League. Kampionët e Shqipërisë zëvendësojnë Colellën me Zekic dhe Marinin me Abilaliajn.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.1%
-
Keq
35.9%
-
Nuk e di
11.1%
Vota total: 884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Hidhet shorti për fazën çerekfinale, Tirana gjen Dinamon në derbi! Partizani kundër AF Elbasanit (Çiftet)
13 Janar, 14:40
-
KF Tirana kërkon 'rilindjen' nga Ballshi, Nuhiu: Respekt për Bylisin, por ne do tregojmë forcën tonë në çdo top
13 Janar, 13:02
-
Kupa e Shqipërisë/ Tiranës dhe Bylisit i duhen 120 minuta lojë, në çerekfinale edhe Dinamo e Partizani! Sot luhen katër takime të tjera
10 Janar, 09:41
-
Disiplina/ Braktisja e ndeshjes, KF Tirana dënohet me gjobën e majme! E pësojnë edhe tre klube të tjera të Superligës
10 Janar, 09:24
-
Merkato drejtorësh, Flamurtari shkarkon Artim Pollozhanin! Gati ish-zyrtari i Partizanit
10 Janar, 08:46
-
U largua nga Shkëndija, Tirana pranë mesfushorit të Kombëtares
9 Janar, 12:13
-
Zyrtare/ Nga Tirana te Partizani, Agim Ibraimi është drejtori i ri sportiv i 'Demave të Kuq'
9 Janar, 11:31
-
Zyrtare/ Redon Xhixha prezantohet te Tirana, bardheblutë: Historia e thirri dhe ai u rikthye
8 Janar, 09:35
-
Futbolli i Kosovës 'i lë targën' Superligës shqiptare, kampionati ynë në 'rënie të lirë'! Renditet në vendin e 44-t në Evropë
7 Janar, 11:35
-
Zyrtare/ Tirana rikthen pas 4 muajsh sulmuesin Ernest, afrimi i katërt këtë merkato dimri
6 Janar, 15:14
-
Zyrtarët e Galatasaray 'zbarkojnë' në Vlorë, takim 'kokë më kokë' me drejtuesit e Flamurtarit! Bashkëpunim në disa fusha
6 Janar, 11:23
-
E kërkon Tirana, Redon Xhixha për Report Tv: Po shqyrtoj ofertën
6 Janar, 10:35