Klubi i Watford në Angli ka njoftuar zyrtarisht blerjen e sulmuesit të kombëtares shqiptare Rey Manaj. 25-vjeçari i marrë nga Barcelona ka firmosur për 3 vite me klubin e ri. Watford sezonin e kaluar ishte në Premier League, por tani do luajë në Championship pasi nuk arriti të mbijetonte në elitë. Në njoftimin zyrtar nuk mungonte as flamuri kuqezi.
Përveç Manajt nga ora në orë pritet edhe zyrtarizimi i Thomas Strakoshës në futbollin anglez. Portieri i kombëtares ka kaluar me sukses provat me skuadrën e Brentford në Premier League pavarësisht se më herët kishin shfaqur interesim edhe Manchester United me Chelsea-n.