Zyrtare, Qeveria vendos hapjen e ambasadës shqiptare në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev

Zyrtare, Qeveria vendos hapjen e ambasadës shqiptare në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev

Këshilli i Ministrave ka vendosur zyrtarisht hapjen e ambasadës shqiptare ne Kiev. Ashtu siç ishte paralajmëruar Qeveria ka miratuar sot propozimin e MInistrisë së Punëve të Jashtme për hapjen e misionit diplomatik në kryeqytetin ukrainas. Vendimi për hapjen e ambasadës është paraprirë nga një tjetër VKM, e cila mbylli Misionin e Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev.

Ky vendim i Qeverisë vjen në 30 vjetorin rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë, ndërkohë që vendi ka luajtur një rol shumë të fortë mbështetës ndaj Kievit në luftën për liri kundër pushtuesve rusë,  sidomos me punën në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Në kuadër të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë kryeministri Edi Rama zhvilloi pak ditë më parë një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Zelesnky. Në fokus të bisedimeve ka qenë lufta në Ukrainë, e cila ndodhet nën agresionin ushtarak që prej 24 shkurtit por edhe një vëmendje në bisede mori edhe hapja e ambasadës shqiptare në Kiev. 

 

Vendimi i Këshillit të Ministrave
Lajm në përditësim...

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë