ZYRTARE/ Rikthim pas 2 vitesh në stolin e 'Tulipanëve', Holanda prezanton trajnerin e ri

ZYRTARE/ Rikthim pas 2 vitesh në stolin e 'Tulipanëve', Holanda prezanton trajnerin e ri

van Gaal (m) - Koeman (d)

Ronald Koeman do jetë trajneri i ri i Holandës nga 1 janari i 2023. Tanimë është zyrtare, teksa 59 vjeçari rikthehet në stolin e "Tulipanëve" pas më shumë se 2 vitesh. Dështimi i Holandës në Kupën e Botës dhe eliminimi nga Argjentina bënë që drejtuesit të vendosnin për fatin drastik të van Gaal.

Koeman ka një detyrë konkrete për Europianin 2024, teksa veç kualifikimit detyrë është edhe krijimi i një skuadre solide që do i shkojë deri në fund eventit që do mbahet në Gjermani.

Trajneri Ronald Koeman në karrierën e tij ka drejtuar klube si Barcelona, Vitesse, Ajax, Benfica, PSV Eindhoven, Valencia, AZ Alkmaar, Feyenoord, Southampton, Everton dhe së fundmi sërish Barcelonën nga gushti 2020 deri në 28 tetor 2021. Hera e fundit e Koeman në stolin e Holandës ishte nga 6 shkurti i 2018 deri në 18 gushtin e 2020 për 20 ndeshje.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe

Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe