Zyrtare/ Roberto Mancini largohet nga Arabia Saudite

Zyrtare/ Roberto Mancini largohet nga Arabia Saudite

Roberto Mancini

Roberto Mancini nuk është më trajneri i Arabisë Saudite në futboll. "Bordi Drejtues i Federatës Saudite të Futbollit dhe trajneri i kombëtares Roberto Mancini arritën një marrëveshje të përbashkët e cila parashikon përfundimin e marrëdhënies kontraktuale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Mancini u emërua në këtë post në gusht të vitit 2023 dhe gjatë qëndrimit të tij, ai udhëhoqi ekipin në 18 ndeshje, me një rekord prej 7 fitoreve, 5 barazimeve dhe 6 humbjeve.

Siç raporton ‘Il Messaggero’, Mancini dhe bashkëpunëtorët e tij kanë marrë një shumë prej 15 deri në 20 milionë euro për të nënshkruar marrëveshjen e zgjidhjes së kontratës.

Një nga emrat që pëlqehet për të marrë drejtimin e përfaqësueses është Zinedin Zidan. Por federata ka kontaktuar edhe me argjentinasin Ramon Diaz dhe francezin Hervé Renard.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë