Kevin Zefi nga sot është sulmuesi më i ri i Romës. Djaloshi 18-vjeçar si fillim do jetë pjesë e të rinjve, për t'u angazhuar më pas edhe në ekipin e parë sipas nevojave.

Ka qenë klubi i Serie A që ka prezantuar lojtarin në kanalet e komunikimit, teksa kontrata e tij e re është deri në verën e 2026, me mundësi rinovimi. Kevin Zefi lë kështu Interin ku kaloi dy vite e gjysmë dhe luajti me moshat U-19.

I lindur në Irlandë më 11 shkurt 2006, por me origjinë shqiptar, sulmuesi ka luajtur 11 takime me Irlandën U-19 dhe ka shënuar një gol. I dalë nga moshat e Shamrock, ai luajti edhe me ekipin e parë të irlandezëve në moshë të re.