Harmon van Dave është futbollisti më i ri i Ballkanit në Superligën e Kosovës. 27 vjeçari nga Liberia ka nënshkruar deri në verën e 2024, duke u vendosur nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja. I gjatë 1.82 metër, sulmuesi prej gushtit të këtij viti nuk është aktivizuar në asnjë ekip, pas largimit nga JS Saoura në Algjeri.
Van Dave është i njohur në Shqipëri dhe Kosovë pasi më herët ka luajtur me Laçin, Drenicën dhe Feronikelin. Te kurbinasit, sulmuesi u aktivizua nga shtatori i 2020 deri në verën e 2022 dhe në 44 takime shënoi pesë gola dhe dhuroi tre asiste.
"Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sulmuesi Harmon Van Dave është zyrtarisht pjesë e skuadrës tonë. Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë", njofton Ballkani.
Harmon Van Dave