Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen me klubin e Granadas për sulmuesin e talentuar spanjoll, Bryan Zaragoza. Bavarezët kanë vepruar shpejt për të fituar shërbimet e yllit të La Ligas dhe Spanjës, i cili ka shënuar pesë gola dhe dy asistime në 14 ndeshje në elitën spanjolle këtë sezon.
Gjigantët e Bundesligës kanë konfirmuar se lojtari ka firmosur një kontratë pesë vjeçare dhe do t’i bashkohet klubit vetëm në sezonin e ardhshëm, duke qëndruar për pesë muaj te Granada.
“Bryan Zaragoza do t’i bashkohet FC Bayern nga Granada për sezonin 2024-25 pasi kampionët e Bundesligës arritën një marrëveshje me klubin spanjoll për sulmuesin. 22-vjeçari spanjoll do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e bavarezëve.
Zbulimi i këtij sezoni në La Liga tanimë do jetë pjesë e Bundesligës, me Bayern Munich që pagoi vetëm 13 milionë euro për një nga anësorët më në formë të momentit. Shoku i Myrto Uzunit te Granada ka bërë hapin e madh në karrierë, teksa debutoi me Spanjën në fitoren 2-0 kundër Skocisë.
Besoj edhe Uzuni Brenda 2024 ose tek Valencia ose Seviglia ose tek Frankfurt do jete nje lojtar ne rritje la shume cilesi dhe shume punetor uroj qe ne Europian ti rritet vlera dhe pse jo te kete Shans dhe me talentin e tij te marre shqipria ndonje 3 pike ! Europiani do ti ndihmojne shume lojtaret qe kane vlere mbi 3 mil € ne transfermarkt
PërgjigjuO fshatar! Cfare reference idiote!
Përgjigju