Zyrtare/ Sulmuesi i Kombëtares lë Zagrebin, firmos për 1 milionë euro me Spartën e Pragës! Shok skuadre me Laçin

Zyrtare/ Sulmuesi i Kombëtares lë Zagrebin, firmos për 1 milionë euro me Spartën e Pragës! Shok skuadre me Laçin

Indrit Tuci

Indrit Tuci është afrimi më i ri i Spartës së Pragës në Çeki. Sulmuesi i Kombëtares lë Lokomotivën e Zagrebit dhe pas katër vitesh ndërron ambient duke kaluar në Çeki.

Sparta e Pragës pagoi 1 milionë euro për të blerë kartonin e sulmuesit kuqezi, që veç shtatë ndeshjeve me U-21 ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me Shpresat.

Kontratë katër vjeçare për Tucin, me Lokomotivën që ka mbajtur edhe një pjesë të përqindjes së lojtarit në raste të rishitjes. I dalë nga Akademia e Futbollit, Tuci në 2019 u bashkua me Lokomotivën U-19 dhe më pas kaloi në ekipin e parë, me kroatët që morën falas një sulmues premtues dhe tanimë pas formimit të tij e shesin për 1 milionë euro.

Te Sparta e Pragës 23-vjeçari do gjejë edhe Qazim Laçin, mesfushorin e ekipit A të Shqipërisë. I lumtur për këtë transferim, Tuci ka thënë se do bëjë më të mirën në aventurën e re. Këtë sezon ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre asiste në Kroaci.

“Sot Lokomotiva përfundoi transferimin e futbollistit Indrit Tuci te Sparta e Pragës për një dëmshpërblim transferimi prej një milionë eurosh dhe një përqindje të transferimit të radhës”, thuhet në njoftimin e klubit nga kroat.

“Dua t'i falënderoj të gjithë te Lokomotiva, të gjithë bashkëlojtarët dhe trajnerët me të cilët kam punuar. Lokomotiva më dha shumë, mbi të gjitha mundësinë për të njohur dhe dashuruar Zagrebin dhe Kroacinë, ku bëra shumë miq. I jam mirënjohës për mundësinë për të nisur sfida të reja, te Sparta Praga. Mezi po pres periudhën tjetër të karrierës sime. Do të vazhdoj të ndjek Lokomotivën dhe besoj se djemtë do të vazhdojnë me rezultate të mira”, tha Tuci.

Indrit Tuci

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Euro 2024: 29/12/2023 17:24

    Super lajm besoj ne sulm ne Euro 2024 Tuci dhe Broja do ishte super sulm qe do ta rrezonte italine ! Nje lajm i mire tani u plotesua sulmi per Euro 2024 , Tuci nje talent i se ardhmes !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!

Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!