CFR Cluj në Rumani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Arlind Ajeti, i cili vjen nga Perdonone si lojtar i lirë. 29-vjeçari ka luajtur 21 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, teksa ishte pjesë e ekipit edhe në fazën finale të Europianit 2016 në Francë.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i ekipit tonë”, thuhet në njoftimin e CFR Cluj. Qendërmbrojtësi i lindur në Zvicër ka luajtur në Serie A për Torinon, Frosinonen dhe Crotone, si edhe në Zvicër për Grasshopers dhe Basel, skuadër me të cilën ka fituar 4 herë titullin dhe ka luajtur ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Prej disa sesionesh merkatoje Tirana në Superligë ka kërkuar shërbimet e mbrojtësit, me këtë të fundit që zgjodhi Superligën e Rumanisë për të marrë një ftesë në Kombëtare.

Komente

