Jordi Jaku është futbollisti më i ri i Bolognas në Itali. 18-vjeçari nga Rrësheni do jetë fillimisht pjesë e moshave U-20 të ekipit, me italianët që kanë investuar 250 mijë euro për mesfushorin. Ndërkohë KF Tirana ka përfituar shumën e rëndësishme si edhe ka mbajtur 15 përqind të kartonit në rast të një tjetër transferimi të talentit të mesfushës.
I dalë nga moshat e Shënkollit, Jaku kaloi në verën e 2022 te Dinamo dhe pas një sezoni u bashkua me Tiranën. Këtë sezon djaloshi ka luajtur tetë takime, për 303 minuta në total.
Djaloshi i Kombëtares U-19 ka luajtur 15 ndeshje me ekipin kuqezi dhe ka spikatur në turnetë ndërkombëtar, ku duket se është "pikasur" nga Bologna. Tanimë Jaku e ka vetë në dorë të ardhmen, me punën më të rëndësishme që nis tani.