Zyrtare/ Tirana s'i besoi, Partizani merr 'dorezën e artë'! Kontratë 5-vjeçare

Zyrtare/ Tirana s'i besoi, Partizani merr 'dorezën e artë'! Kontratë 5-vjeçare

Panajot Qirko

Panajot Qirko është portieri i Partizanit. Klubi kampion i Shqipërisë ka zyrtarizuar firmën me 24-vjeçarin vlonjat, me kontratën që është 4+1 vjeçare. Nëse më parë u mendua se Qirko do ishte pjesë e të kuqve vetëm për Evropën, Partizani ka arritur marrëveshje me Teutën për të marrë portierin përfundimisht.

"Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Pano Qirkon. Partizani ka arritur marrëveshjen me Teutën për transferimin definitiv të portierit 24 vjeçar. Gardiani ka firmosur me kampionët e Shqipërisë një kontratë 4 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Qirko bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive me ekipin e Teutës", njofton Partizani.

Qirko u shpall portieri më i mirë sezonin e fundit, duke mbajtur portën të paprekur për 17 ndeshje. I dalë nga moshat e Flamurtarit, Qirko ka luajtur edhe për Tiranën, Bylisin dhe Teutën, teksa ka mbrojtur portën e Shqipërisë U-19 në katër raste.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë