KOSOVË - Klubi nga Suhareka, FC Ballkani, ka konfirmuar largimin e trajnerit Orges Shehi, një lajm që ishte përfolur prej disa ditësh. Në një njoftim zyrtar në faqen e klubit, bëhet me dije se Shehi ka informuar skuadrën dhe drejtuesit pas ndeshjes me Drenicën se planifikonte të largohej në janar, por drejtuesit kanë vendosur që ndarja të ndodhë menjëherë, për të ruajtur stabilitetin e ekipit.
Në pritje të emërimit të trajnerit të ri, drejtimin e skuadrës do ta marrë përkohësisht Edon Gashi, trajneri aktual i ekipit U21.
Deklarata e klubit:
“FC Ballkani njofton se Orges Shehi nuk është më trajner i skuadrës së parë. Pas ndeshjes me Drenicën, ai kishte planifikuar largimin në janar, por pas vlerësimit të situatës, kryesia vendosi që largimi të ndodhë tani. Klubi i falënderon Shehit për punën dhe i uron suksese në karrierë. Deri në vendimin për trajnerin e ri, skuadrën do ta drejtojë Edon Gashi.”
48-vjeçari Shehi u ul në stolin e FC Ballkanit më 6 dhjetor 2024 dhe largohet pas 38 ndeshjeve, me një mesatare pikësh 1.74. Pas javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll, FC Ballkani me 23 pikë mban vendin e dytë në renditje, tre më pak se kryesuesit e Prishtinës.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
11 Dhjetor, 07:30
Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?
-
Anoj pozitiv
47.1%
-
Anoj negativ
26%
-
Të përzier
26.9%
Vota total: 342
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit
10 Dhjetor, 17:56
-
Akuzohet për pengim të drejtësisë në gjyqin kundër Thaçit, Gjykata Speciale liron me kusht Isni Kilajn
10 Dhjetor, 17:50
-
50-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Begaj: Kremtojmë rrugëtimin gjysmëshekullor të dijes dhe sakrificës
10 Dhjetor, 12:40
-
Ndahet nga jeta Nazif Gashi, legjenda shqiptare e boksit
10 Dhjetor, 09:38
-
Kosovë/ Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, nën akuzë 3 persona
9 Dhjetor, 14:55
-
Kosova në zgjedhje, a rrezikon të përsëritet skenari bullgar? Analisti për Report Tv: Mungesa e një fituesi të vetëm do të kërkonte konsensus
9 Dhjetor, 14:14
-
Osmani: Vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës, i pashpjegueshëm dhe i padrejtë
9 Dhjetor, 11:57
-
Vjosa Osmani krah politikanëve serb, presidenca e Kosovës: Foto e manipuluar! Policia të marrë masat
8 Dhjetor, 22:38
-
Presidenti i Hungarisë vizitë në Kosovë, Osmani: Mbështetja për heqjen e masave të padrejta të BE-së thelbësore
8 Dhjetor, 20:39
-
Këshilli i BE-së e fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit
8 Dhjetor, 17:58
-
Augustin Palokaj: BE-ja para një testi të madh në veri të Kosovës
8 Dhjetor, 17:05
-
Ish-krerët e UÇK-së prej 5 vitesh në paraburgim në Hagë! Gjykata: Deri më 19 Janar palët të sjellin dosjet finale, vendimi final brenda muajit maj
8 Dhjetor, 15:26