Sevilla në La Liga ka shkarkuar trajnerin Jorge Sampaoli vetëm pesë muaj pas emërimit të tij të dytë në stol. Sampaoli u kthye në "Ramon Sanchez Pizjuan" në tetor, pasi u largua pas sezonit të tij debutues në 2017 për të marrë frenat me ekipin kombëtar të Argjentinës.
Periudha e tij e fundit përfundoi sot, vetëm disa ditë pas humbjes 2-0 në Getafe, duke e lënë klubin vetëm dy pikë sipër zonës së rënies nga La Liga në vendin e 14-të.
Lajmi është konfirmuar nga Sevilla, me klubin andaluzian që i ka uruar suksese në të ardhmen. Në karrierën e tij, Sampaoli ka drejtuar klube si Santos, Atletic MG, Marseille, Universitae de Chile dhe kombëtaret e Kilit dhe Argjentinës.

Ish-trajneri i Alaves, Eibar dhe Athletic Bilbao, Jose Mendilibar raportohet se do të vendoset si pasardhësi i 63-vjeçarit te Sevilla.
Komente

