ZYRTARE/ Vjen firma mbi kontratën e re, Myrto Uzuni rinovon në Spanjë

ZYRTARE/ Vjen firma mbi kontratën e re, Myrto Uzuni rinovon në Spanjë

Myrto Uzuni

Myrto Uzuni do jetë lojtar i Granada deri në verën e 2026. Klubi spanjoll bën me dije se mes palëve është gjetur akordi dhe ka ardhur firma mbi kontratën e re, që u zgjat me një sezon. I afruar në janarin e 2022 nga Ferencvaros, Uzuni spikati menjëherë në Spanjë teksa është golashënuesi më i mirë në Ligën e dytë këtë sezon.

Në 26 ndeshje në total, beratasi ka shënuar nëntë gola me Granadan. Në 12 ndeshjet e këtij sezoni, 27 vjeçari ia ka dalë të shënojë 8 gola duke qenë golashënuesi më i mirë i ligës së dytë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare për paraqitjen më të mirë në shtator u shpall edhe lojtari më i mirë i muajit. "Granada dhe sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni kanë arritur akordin për të zgjatur marrëdhënien e tyre kontraktuale deri në vitin 2026", thuhet në njoftimin e Granada.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje