Partizani ka prezantuar afrimin e Fabian Shahaj. Sulmuesi 20 vjeçar është bashkuar me "Demat" nga holandezët e Den Haag. Sulmuesi që ka luajtur edhe me kombëtaren U-20 të Shqipërisë vjen në huazim, duke provuar për herë të parë një eksperiencë në Shqipëri.
"FK Partizani zyrtarizon afrimin e Fabian Shahaj në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen me klubin hollandez ADO Den Hag për huazimin e sulmuesit 20 vjeçar. Shanaj i cili ka qenë edhe pjesë i ekipit tonë përfaqësues U-19, me Partizanin do të provojë edhe eksperiencën e parë në kampinatin tonë", shkruan Partizani.
I dalë nga moshat e Forum Sport në Holandë, Shahaj ka luajtur edhe me Uestlandia, teksa prej 2020 është pjesë e Den Haag. Largimi i Skukës te Metz në Francë ka bërë që Partizani të afrojë sulmues.