Zyrtarët e Bashkisw së Ulqinit të arrestuar ditën e djeshme mundet që ti kenë shkaktuar një dëm prej 330,000 euro buxhetit të Bashkisë. Pesë zyrtarë të lartë komunalë në Ulqin, të udhëhequr nga Kryetari i bashkisë Ljora Nrekic, u arrestuan me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit. Ata u arrestuan mëngjesin e djeshëm nën dyshimin e keqpërdorimit të qindra mijëra euro dhe për punësime partiake. Pas marrjes në pyetje, ata u lanë të lirë mbrëmë, nga ku do të ndiqen në liri. Sipas informacionit jozyrtare, ata pranuan të gjitha faktet në lidhje me punësimin e paligjshëm, prandaj nuk kishte nevojë që ata të qëndronin pas hekurave.
Menjëherë pas arrestimit të tyre reagoi edhe zëvendëskryeministri Abazoviç, i cili theksoi se qeveria e re është e vendosur për të vazhduar luftën ndaj korrupsionit.