TIRANE - Me ndryshimet ligjore në Kodin Penal korrupsioni në Shqipëri konsiderohet një krim i rëndë dhe institucioni përgjegjës për hetimin e kësaj vepre penale është Prokuroria e Krimeve të Rënda.

E për të përforcuar rolin aktiv të kësaj strukture, - gjykatë e prokurori e Krimeve të Rënda në hetimin e korrupsionit, - më 30 qershor të 2014-ës nuk do të mungonte dhe mbështetja e presidentit të Komisionit Europian Emanuel Barroso.

“Java e kaluar ka qenë lajm i mirë për Shqipërinë, e në veçanti për integrimin e vendit në BE. U arrit një moment historik kur Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandidat, që është rezultat i përpjekjeve të vetë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ishte puna e bërë në të gjitha fushat, përfshirë edhe punën e bërë në gjyqësor, dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, - do të deklaronte Barroso nga Gjykata e Krimeve të Rënda më 30 qershor të 2014-ës kur vizitoi për herë të fundit Shqipërinë.
 
Por paçka kësaj kur ka kaluar më shumë se gjysmën e vitit 2015, kjo prokurori duket se nuk ja ka dalë të vërë në bankën e të akuzuarve asnjë person të përfolur publikisht për përfitime monetare, tendera korruptiv apo shit-blerje të drejtësisë.

Sipas një vëzhgimi të A1Report në faqen e Gjykatës së Krimeve të Rënda aty ku gjykohet çdo person i pandehur nga prokuroria në këto 8 muaj nuk rezulton asnjë proces i hapur ndaj zyrtarëve të lartë, prokurorëve apo gjyqtarëve aq të përfolur në raportet ndërkombëtare.

prokuoria gjykata korrupsion zyrtare
prokuor korrupsion krimet e renda
*Faqja zyrtare e Gjykates se Krimeve te Renda, asnje zyrtar i denuar nga janari deri ne gusht 2015

I vetmi proces i përfunduar në 8 muaj i përket ish-kreut të komunës Bërzhitë Genci Drita i cili është dënuar me 5 vite e 4 muaj burg, por ky proces statistikisht i përket vitit 2014 pasi arrestimi i tij është bërë më 3 shtator të vitit të shkuar.

genci drita gjykata e krimeve te renda



Aktualisht në këtë gjykatë është dorëzuar dhe kërkesa për gjykim ndaj gjyqtarit të Sarandës Rasim Doda që për dhënien e një vendimi kërkoi 80 mijë euro, por dhe ky rast sipas hetimeve është denoncuar nga qytetarët dhe nuk ka qenë hetimi proaktiv i prokurorisë që ka mundur ta zbardhë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)