Kryepolici Skënder Hita ka sqaruar pretendimet që u qarkukulan dje në protestë se zyrtarë të Maqedonisë së Veriut nuk janë lejuar të kalojnë në pikën kufitare të Qafe Thanës me qëllim që të mos i bashkoheshin tubimit në Tiranë. Bëhet fjalë për deputetin dhe koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputetin Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, si edhe një person tjetër.

Por, Hita sqaroi se njëri prej tyre ka pasur pengesa të ligjshme dhe nuk i është lejuar kalimi. Për këtë arsye edhe 3 zyrtarët e tjerë janë kthyer pas për në Maqedoninë e Veriut.

“Dje në pikën kufitare të Qafë Thanës janë paraqitur katër shtetas për të kaluar kufi. Tre dispononin edhe pasaporta diplomatike dhe u bë me dije që ata mund të vazhdojnë udhëtimin, por një person me ata, i cili kishte pengesa të ligjshme në kufi nuk ka mundur të udhëtojë drejt Republikës së Shqipërisë. Në këtë kuadër të katër personave nuk kanë pranuar që të vazhdojnë udhëtimin dhe janë kthyer për në Maqedoninë e Veriut. Prandaj nuk është rast që është i veçuar. Kjo është puna e policisë kufitare. Gjatë vitit 2025 kemi kthyer dhe persona të tjerë, me 625 raste. Edhe gjatë gjashtë mujorit të parë kemi të evidentuar dhe të kthyer persona në 425 raste të tjera. Kështu që kjo është një punë e përditshme dhe nuk ka një vend për panik apo thuash që policia nuk ka qenë prezent dhe për të kryer detyrën e saj”, tha Hita.


Lajmi kryesor:

Thirrjet nga protesta/ Mbi 10 mijë llogari, review negative bizneseve! Hita: Sulm i koordinuar ndaj turizmit, po verifikohen! Cenohet ekonomia dhe imazhi i vendit (VIDEO)