33-vjeçari Erald Heqimaj, nga Fieri dhe me banim në Tiranë i arrestuar për incidentin në komisariatin nr. 3 gjatë protestës kombëtare të 4 korrikut, është liruar nga qelia me masën detyrim paraqitje.
Prokuroria kërkoi të njëjtën masë që vendosën togat e zeza teksa i riu u arrestua dy ditë më parë. Mbrëmjen e së shtunës, kur protesta e 35-të e ishte thuajse në përfundim, Heqimaj me disa të tjerë që janë shpallur në kërkim, sulmuan dyert dhe dritaret e komisariatit pranë ambienteve të pritjes së qytetarëve.
Ai rezulton pa precedent penal të mëparshëm, ndërsa në dëshminë e tij paraprake ka deklaruar se reagoi në akte të dhunshme i ekzaltuar prej frymës së turmës, e cila gjatë gjithë protestës, pati në fokus kërkesën për lirimin e 19 të arrestuarve pas përplasjeve tek parlamenti.
Përveç Heqimajt, policia identifikoi edhe 11 persona të tjerë, 7 prej të cilëve po hetohen në gjendje të lirë dhe 4 janë shpallur në kërkim.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
-
Si ka mundesi te mos arrestohet ky bandit qe sulmoi shtetin me dhune pra komisariatin e pilicise dhe prokueoria dhe gjykata marrin vendim per paraqitje vetem.Cfar vetingu eshte bere ku drejtesia pi humbet dhe ate pak oponion te mire qe kishte me pare.Turp
Përgjigju -
Normale sa te kemi gjykates te korruptuar e te pa pergjegjeshem e frikacake keshtu do te vazhdoje
Përgjigju -
Kush duhet ti paguaj dëmin për shkatërrimin e dritareve banditi Saliut apo Gjygjtarët që e lirojnë?
Përgjigju









Komente
Komento