Zyrtari amerikan kërkon 'llogari' për SPAK-un: E dimë që keni presione, por do u mbrojmë! Ibrahimi: Formula e re 8+2

TIRANE- Zv. Ndihmës sekretari i Shtetit në SHBA, Jorgan K. Andrews i shoqëruar nga e ngarkuara me punë e Amerikës në Shqipëri, Leyla Moses- Ones dhe dy ekspertë të misionit të OPDAT, Julie Craven dhe Michelle Lakomy zhvilluan një takim me kryetarin e KLP-së, Gent Ibrahimi në prokurorinë e Përgjithshme me fokus Reformën në Drejtësi. 

Gent Ibrahimi i ka njohur zyrtarët amerikanë me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri, por edhe formulën e re si mund të vendoset më shpejt në funskion SPAK-u. Në mungesë të 10 prokurorëve, Ibrahimi tha se po shikohet mundësia që dy vendet të plotësohen me prokurorë të komanduar, por që e kanë kaluar vettingun.

"Në 10 muaj KLP ka ngritur infrastrukturën ligjore solide për ngritjen e SPAK. Këshilli është në hapat e fundit për dy procese të rëndësishme: zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm dhe ngritjen e SPAK. 

Këshilli po shikon hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK-ut me 8 prokurorë tashmë të vetuar dhe 2 prokurorë të komanduar nga lista e kandidatëve të kualifikuar për SPAK të cilët kanë kaluar vetingun  me vendim të formës së prerë.

Mbështetja e ambasadës amerikane dhe misionit të asistencës së OPDAT gjatë këtyre proceseve, garant për profesionalizmin dhe integritetin e tyre" tha ai. Ndërkohë që Andrews ka shprehur mbështetjen e plotë të SHBA-së për zbatimin e reformës në drejtësi. Ai tha se është i ndërgjegjshëm për presionet ndaj prokurorëve por shtoi se do të mbrojnë SPAK-un.

"SHBA do të vazhdojë të mbështetëse zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.  Do t'ju ofrojmë asistencën tonë gjatë punës tuaj. Jemi te ndërgjegjshëm për presionin me te cilin përballet KLP dhe jemi te vendosur t'ju ofrojmë mbështetjen tonë për mbrojtjen e prokurorëve të SPAK.

Keni ngritur një bazë ligjore të fortë për institucionet e reja të drejtësisë, e aftë të mbajë larg korrupsionin dhe presionin e politikes mbi këto struktura. Duhet ndryshuar mentaliteti për të luftuar korrupsionin dhe krimin të organizuar në vend sepse tani do të keni instrumentet e duhura" tha ai.

Jorgan K. Andrews është caktuar në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit ku mbikqyr programet e kësaj byroje në Europë, Azi, duke përfshire edhe Afganistanin dhe Pakistanin.

Pikërisht për ngritjen e SPAK-ut u zhvillua një debat i fortë dje në mbledhjen e KLP-së që zgjati vetëm 3 minuta. Sipas ligjit parashikohet që funksionimi i SPAK nuk duhet të jenë më pak se 10 prokurorë, por deri më tani janë 8 prokurorë që kanë kaluar Vettingun me vendim të formës së prerë.

Tre prej prokurorëve garues nuk kanë dalë ende në Vetting, e ndërsa për disa të tjerë pritet vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të pasur një vendim përfundimtar nëse do të kalojnë ose jo procesin e Vettingut.

Ndërkohë, që sot Ibrahimi tha se po shikohet mundësi që dy vendet të plotësohen nga prokurorë të komanduar që kanë kaluar Vettingun. Më të përfolur janë Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Edhe këta dy prokurorë ishin garues për të qenë pjesë e SPAK, por pas pikëzimit nuk mundën të ishin në listën përfundimtare të 15 emrave që do të kalojnë në Prokurorisë e Posaçme.

Prokurorët që kanë kaluar vettingun me vendim të formës së prerë
Altin Dumani
Arben Kraja
Doloreza Musabelliu
Klodian Braho
Edvin Kondili
Ened Nokuçi
Elida Kaçkini
Behar Dibra

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Salehu: 22/10/2019 14:33

    C'i ka bere Sali Berisha dhe Ilir Meta keta zuzare e horra ketij vendi do shenohen ne histori si kriminele ordinere,shkaterruan te gjithe Sistemin e Drejtesise per vjelljet dhe pasurimin e tyre kriminal.

    Përgjigju
  • Donela: 22/10/2019 14:07

    Turpi i Zotit per kete Drejtesi,10 prokurore te sakte,te paster,e te afte nuk mund te gjinden ne kete vend sa per te formuar SPAK???

    Përgjigju
  • USA: 22/10/2019 13:25

    Sa me shpejt godisni korrupsionin ne menyre MIZORE

    Përgjigju
  • Albi: 22/10/2019 13:05

    Duhet dhe gjykata qe ti "mbylle" keto hesape... Me US me vete nuk ka Balil, Dosh, Dak e lesh Makroni (ruso-serb-grek), qe na pengon, vec na leshofshin...

    Përgjigju
  • S.P.A.K soon: 22/10/2019 12:49

    po presim ngritjen e ketij istitucioni me shprese per ndeshkimin e shume politikaneve qe vodhe plackiten dhe vrane per dekada me radhe popullin shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb