11 anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë takuar sot në mbledhjen e përbashkët vjetore për të diskutuar mbi arritjet dhe sfidat e sistemit të drejtësisë.

Ky është takimi i përbashkët i parë i dy këshillave.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shprehur se është i nevojshëm një rakordim dhe interpretim ligjor midis 2 institucioneve për menaxhimin sa me optimal të sistemit gjyqësor

"Ne jemi solidarisht përgjegjës për menaxhimine sistemit të drejtësisë. Kjo është mbledhja e parë e dy Këshillave, sepse te dy institucioneve menaxhojnë statusin dhe  karrierën e magjistratëve. Jemi familjet e prokuroreve dhe gjyqtare dhe çështjet që kemi zgjedhur për t'i trajtuar sot  kanë ndjeshmëri publike", tha ndër të tjera Ibrahimi.

Ndërkohë që kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami është shprehur se vettingu ka shkaktuar situatë të vështirë në institucionet e drejtësisë për shkak të largimeve nga sistemi. Sipas saj kjo është sfida kryesore.

Kjo mbledhje e përbashkët ku ishin të pranishëm edhe krerë të institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë, apo përfaqësues të institucioneve të tjera kushtetuese, vjen vetëm një ditë pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i prokurorisë dhe Ministria e Drejtësia kanë publikuar dje propozimin për një hartë të re gjyqësore.

Edhe pse ka shumë kundërshti harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.  Shkrihen 10 gjykata të shkallës së parë: Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli të shkallës së parë që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër. Pra, nga propozimi konkludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:28
Shkarkimet e vettingut, Llagami: Gjyqtarët e 30 viteve nuk i zëvendësojmë dot brenda natës! Gjykatat e Apelit, thembra e Akilit

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami është shprehur se sot është në “këmbë” 2/3 e gjyqtarëve, kjo për shkak të Vettingut, e ndërsa tha gjykatat e Apelit janë më problematiket.

“Po ecim me hapa të sigurt, vendosjes së standarteve dhe rregullave të sistemit, një mundësi për të diskutuar për arritjet, por edhe reflektim serioz përballemi me burime të pamjaftueshme, financiare dhe njerëzore, vettingu ka sjellë humbje të konsiderueshme dhe po gërryejnë kapacitetet dhe aftësitë për të qëndruar dhe motivuar, 2/3 e gjyqtareve, Apelet janë thembra e Akilit se kapitalin e ngritur për 30 vjet nuk e ngremë dot brenda 1 nate, duhen ndërhyrje në ligj. Në 2021 KLGJ ka mundësuar trupën gjyqësore me 26 punonjës në shkallë vendi dhe për të krijuar njësitë gjyqësore për Apelin. Misioni vazhdon, gjithçka duhet e pamundur derisa arrihet”, tha Llagami.