Eurodeputeti grek vjen në Tiranë dhe takon Fredi Belerin në qeli: Burgimi i tij i padrejtë

Eurodeputeti grek vjen në Tiranë dhe takon Fredi Belerin në qeli: Burgimi i tij i padrejtë

Fredi Beleri

Kryetari i Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së, Manolis Kefalogiannis ka vizituar në qelinë e burgut kryetarin e Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Po ashtu, Kefalogiannis ka zhvilluar një takim edhe me djalin e Fredi Belerit. Sipas tij, vendimi për mbajtjen e kryebashkiakut në burg është i padrejtë dhe është në kundërshtim të plotë me vendimin e qytetarëve që e zgjodhën në postin e kryetarit të qytetit të tyre. Lënia në burg, sipas Kefalogiannis pengon Fredi Belerin që të marrë detyrën si kryebashkiak i Himarës.

Ai ka informuar edhe kryetaren e Parlamentit Europian, Roberta Metsola si dhe realtoren e Reportit për rrugën integruese të Shqipërisë në BE, Isabella Santos. Eurodeputeti, gjatë takimit të tyre, i cili u zhvillua në Bruksel, i ka kërkuar  Metsolës që t’i jepet fund, sipas tyre burgimit të padrejtë.

“I kërkoi që të marrë iniciativën për t’i dhënë fund trajtimit të padrejtë dhe diskriminues ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Një vendim që pengon Fredi Belerin të marrë detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë dhe është në kundërshtim të plotë me vendimin e qytetarëve që e zgjodhën në kryebashkiakun e qytetit të tyre”, thuhet në njoftim. 

Gjatë vizitës në Tiranë Kefalogiannis u takua edhe me zyrtarë të qeverisë si dhe me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ku në fokus ka qenë çështja e Fredi Belerit. Ai u takua edhe me Vangjel Dulen.

Një ditë më parë, mes tensionesh u konstitua të Këshilli Bashkiak i Himarës, ku brenda sallës, ishin dhe mbështetës së Fredi Belerit, ambasadorja e Greqisë, familjarë të tij dhe deputeti Vangjel Dule. Beleri nuk u betuar dot, pasu Gjykata nuk i dha leje për të dalë. Kryebashkiaku minoritar që ndodhet në qeli për blerje votash, i dërgoi këshillit një letër duke thënë se leja për tu betuar iu refuzua qëllimisht, që kryeministri Rama sipas tij të tjetërsojë vullnetin e himariotëve. Me shumicë votash në krye të këshillit u zgjodh Dhimtër Kapaj i PS.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 28/06/2023 17:54

    Greket te marrin rruget per te shkuar te zj.Lagar qe te shlyejn borxhet qe kane e jo per ne Himare qe te mbrojn nje matrapaz si Beleri.

    Përgjigju
  • Ridi: 28/06/2023 13:53

    Kunder ketij llomi te ndyre kunder ketij sekti fetar qe vetequhet greke e qe s`kane komb, duket qe i ka ardhur radha Shqiperise qe te vere ne zbatim operacionin FSHESA.

    Përgjigju
  • zigur: 28/06/2023 13:42

    Cfar duan keta monarko fashistet grek qe nderhjne ne punet e brendshme te Shqiperise. Keta qelbesira ne zgjedhjet e tyre te fundit arestuan disa vete.

    Përgjigju
  • asolingo: 28/06/2023 12:28

    Kam pershtypjen se dhe Kefaliojanis duhet arrestuar per shpifje.Maskara greko maskara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump