Zyrtari i AMP hapi portal për gjobvënie, i përfshirë edhe i vëllai i tij, shef kundër narkotikëve në SHISH

Zyrtari i AMP hapi portal për gjobvënie, i përfshirë edhe i vëllai i tij, shef kundër narkotikëve në SHISH

1717085793_kushtrimselimi.jpg

Foto: Kushtrim Selimi

Thellohet skandali i zyrtarëve të AMP, të cilët përmes portalit të tyre shantazhonin dhe vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të policisë dhe zyrtarëve të tjerë. Burime bëjnë me dije se në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i shefit të sektorit pranë AMP, Kushtrim Selimi, i shpallur në kërkim nga policia.

Vëllai i tij, Kreshnik Selimi është shef kundër narkotikëve në SHISH dhe për shkak të aksesit të informacioneve për shkak të detyrës, dyshohet se i jepte të dhëna që arrinte të merrte, vëllait të tij Kushtrim Selimit. Ky i fundit përmes Regina Omerit dhe gazetarit Hasanaga i publikonin në portalin e tyre. Në vijimësi të hetimeve pritet të kuptohet roli që ka pasur Kreshnik Selimi në dhënien e informacioneve.

Kushtrim Selimi është njohur me Regina Omerin në kohën kur të dy punonin në AMP në Durrës. Ndërkohë, edhe bashkëshorti i Omerit, Fisnik Omeri punon në SHISH në Kavajë.


Lajmi kryesor:

Shefi i sektorit të AMP me portal gjobëvënës, e ndihmonte i vëllai drejtor në SHISH! Denigronin drejtuesit e policisë! Shpallet në kërkim, arrestohet kolegia dhe gazetari (EMRAT)


M.Q./Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë