Zyrtari i DASH për marrëveshjen e Prespës: Hap historik, i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

Zyrtari i DASH për marrëveshjen e Prespës: Hap historik, i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë në largim, Wess Mitchell ka vlerësuar së Marrëveshja e Prespës dhe anëtarësimi i ardhshëm i Maqedonisë në NATO, janë momente historike, të cilat do të kenë ndikim pozitiv në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

“Arritja e Marrëveshjes së Prespës dhe hyrja e saj në fuqi, e shoqëruar me anëtarësimin në NATO, janë momente historike të arritjeve të jashtëzakonshme me të cilat Maqedonia duhet të krenohet ", tha Mitchell në një bisedë me kreun e diplomacisë maqedonase, Nikolai Dimitrov në Uashington. Ministra e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka njoftuar se ministri Dimitrov e ka njoftuar zyrtarin e Departamentit të Shtetit, Wess Mitchell, lidhur me aktivitetet e ardhshme rreth ratifikimit të Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Ministri Dimitrov, shfaqi shpresën se ratifikimi i këtij dokumenti nga ana e Senatit amerikan do të ndodhë shumë shpejt.

Shefi i diplomacisë maqedonase po qëndron në Uashington ku përveç takimeve më zyrtarë të lartë të administratës amerikane do të marrë pjesë edhe në takimin ndërministrorë të koalicionit në luftën kundër “Shtetit Islamik”.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë