Forcat ukrainase kontrollojnë rreth 1% të territorit në rajonin lindor të Luhansk, tha sot agjencia e lajmeve RIA Novosti, kreu i zonës i instaluar nga Rusia.
Administratori i mbështetur nga Moska, Leonid Pasechnik, tha se Ukraina kontrollonte fshatin Belogorovka dhe dy vendbanime të tjera në rajon, raporton news.sky.
Rusia e ka shpallur rajonin e Luhanskut të sajin pasi mbajti ato që i quajti referendume në zonat e pushtuara të Ukrainës.
Qeveritë perëndimore dhe Kievi pretendojnë se votat shkelnin ligjin ndërkombëtar dhe ishin shtrënguese dhe jo-përfaqësuese.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara në Ukrainë! Zelensky: 10 milionë ukrainas janë në errësirë








