Zyrtarisht jemi në vjeshtë dhe sinoptikanët parashikojnë se fundjava do të jetë e mbushur me reshje shiu në zonat veriore dhe qënrore të vendit.
 
Sipas “Meteoalb”, paraditja e së shtunës  do të dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit por pasditja do të sjellë vranësira kalimtare në zonat veriore  dhe qëndrore.
 
Ndërsa orët e natës do të sjellin një sistem me vranësira e shira fillimisht në veriperëndim e gradualisht në gjithë vendin.
 
Gjatë ditës së diel, zonat veriore dhe qëndrore do të dominohen nga vranësira e shira deri në mesditë kur shirat zhvendosen kryesisht drejt Jugut.
 
Pasditja fuqizon vranësirat e shirat në Qendër të vendit por shira më të pakët do të ketë në zonat Veriore  dhe Jugore, ndërsa në mbrëmje kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht por vranësirat mbeten prezente.
 
Temperaturat gjatë së shtunës do të pësojnë rritje të lehtë gjatë mesditës por e diela sjell një rënie të theksuar në mëngjes dhe në mbrëmje.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com