Zyrtarizohet bashkëpunimi
kulturor Shqipëri-Kosovë

Zyrtarizohet bashkëpunimi<br />kulturor Shqipëri-Kosovë
TIRANE- Është nënshkruar dje në Tiranë bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Kosovës. Takimi “Kultura- Hapësira jonë e përbashkët” u organizua në Galerinë Kombëtare të Arteve me pjesëmarrjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve kulturore të të dyja vendeve. Në përfundim të takimit u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, qëllimi i të cilit është themelimi i kalendarit të përbashkët kulturor vjetor, si dhe bashkërendimi i aktiviteteve kulturore mes dy vendeve tona.

Protokolli i bashkëpunimit u lidh për një periudhë 4-vjeçare dhe propozon aktivitetet kulturore çdo fillim viti. “Është kjo një listë jo shteruese, të cilën ju ftoj ta plotësojmë sot së bashku, jo me propagandë, por me aksione, jo me patetizëm gjoja patriotik, por me ngjarje kulturore skena e të cilave të jetë e hapur për këdo që ofron në radhë të parë cilësi kulturore dhe dashuri për Njeriun, jo me mbyllje në vija xhamadanësh populistë, jo me nacionalizma të sëmurë, por me mendje të hapur e larmi kulturore, jo me thirrje e britma, por me këngën e gjeneratës tjetër!”, tha dje ministrja Kumbaro.

Ndërsa ministri i Kosovës, Memli Krasniqi, garantoi mbështetjen në këtë bashkëpunim dhe kërkoi nga institucionet shqiptare “Të bashkohen në festimet e 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës”, duke komnetuar se: “Unë jam një prej tyre në skenën kulturore që vajtje- ardhjet në Shqipëri i kam bërë që në vitet ‘90. Sot është koha t’i japim një kuptim tjetër, ta institucionalizojmë. Një takim që shënon etapë të re për kombin tonë”. Kalendari i përbashkët kulturor fillon menjëherë që në datën 14 shkurt, me ekspozitën e Fototekës Marubi në bashkëpunim me Galerinë e Arteve të Prishtinës: mw 14 shkurt, 2014 në Prishtinë, me prezencën e Ministres Kumbaro në hapjen e saj në Prishtinë...Dhu.Ha

Shkrimi u publikua sot (14.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane