Zyrtarizohet e drejta për xhamat e zinj në makinë! Tarifa, avantazhet dhe udhëzimet që duhet të dini

Zyrtarizohet e drejta për xhamat e zinj në makinë! Tarifa, avantazhet dhe udhëzimet që duhet të dini

Tashmë xhamat e zinj nuk do të jen më problem për të gjithë ata që duan t'i mbajnë në makinën e tyre. Më 31 Tetor 2019, është zyrtarizuar e drejta për të errësuar xhamat e makinave. Megjithatë kjo e drejtë do bazohet mbi kritere cilësie e sigurie në përputhje me dispozitat ndërkombëtare.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor të cilët njoftojnë se pas dëgjesave dhe konsultimeve me praktika ndërkombëtare u propozua rregullimi nënligjor dhe Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë miratoi Udhëzimin Nr. 5, dt. 07.10.2019 "Për miratimin dhe certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura".

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit ka shpjeguar edhe masën e lejimit të errësimit të xhamave. Autoveturat që do të errësojnë xhamat nuk do mund ta bëjnë atë në masë 100%, pasi DPSHTRR-ja ka përcaktuar disa nivele errësimi. Errësimi i xhamave do të bëhet në servise të specializuara dhe të certifikuara nga DPSHTRR. Deri më tani janë licencuar 12 servise, të cilët janë të specializuar për errësimin e xhamave deri në masën e caktuar.

DPSHTRR ka hartuar rregulloren përkatëse të shërbimit më të ri, që ka nisur pranë të gjitha drejtorive rajonale e shoqëruar me informacione e orientime online të pasqyruara në faqen zyrtare: www.dpshtrr.gov.al.

Avantazhet e xhamave të errësuar:

- Bllokojnë rrezet UV dhe IR të rrezikshme për shëndetin!
- Sigurojnë në raste thyerje xhami!
- Freski në ditë të nxehta!
- Shikim më i mirë kundërvezullues!
- Jetëgjatësi e interioreve!
- Eko-konsum, kursim, ulje e ndotjes!
- Siguri nga hajdutë kuriozë!
- Krijon privatësi dhe komoditet!

I. Udhëzues për qytetarët që kërkojnë të pajisen me Certifikatë Miratimi për xhamat e zinj.

  • Një xham konsiderohet që është i errësuar nëse Tejçueshmëria e Dritës (TD) është më pak se 70%! Me errësim të xhamit kuptojmë përdorimin e materialeve errësuese,  që vlera/niveli i errësimit në përqindje (%) përfshin totalin, së bashku, të xhamit origjinal dhe materialit errësues!
  • Nuk lejohet errësimi i xhamit të përparmë ballor të mjetit. Përjashtimisht, lejohet ulja e tejçueshmërisë së dritës (TD) në xhamin e përparmë ballor vetëm në pjesën e sipërme, në një shirit gjatësor, gjerësia e t cilitë është deri në 125mm.

Masa e Lejuara të errësimit:

  • Për xhamat e përparmë anësorë, të drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit, parashikohet nivel tejçueshmërie drite (TD) jo më pak se 50%! Duhet patur parasysh që errësimi që ka xhami origjinal së bashku me materialin errësues të mos e kalojnë nivelin e 50% errësim! Errësimi i xhamave të përparmë anësor tarifohet me vlerën 20,000 Lekë për të dy xhamat (përveç tarifës prej 1,500 Lekë të certifikatës së miratimit për këtë shërbim).
  • Për xhamat e pasmë anësorë dhe xhamin fundor, tejçueshmëria e dritës (TD) mund të jetë nga 10% deri në 70%, me kushtin që të mos cënohet sistemi i shikimit prapa sipas parashikimit të gërmës "f", të pikës 1, të nenit 72 të Kodit Rrugor.
  • Për Autoveturat me Xhama origjinalë (Jo të veshur Me Materials Errësuese) Parashikohet:
  1. për xhamat e fabrikuar, të errët, përveç xhamave anësorë të përparmë, lejohen të qarkullojnë pa Certifikatë Miratimi!
  2. Për Xhamat anësorë të përparmë, të errët, Duhet të respektohet niveli i tejçueshmërisë degë dritës (TD) Jo Më Pak se 50%! Për çdo MBI Level 30% deri 50% të errët, edhe Kur errësimi është origjinal/OJ Me material Errësuese mbi Xham, Autovetura i nënshtrohet Certifikimit/Tarifës që Buron nga Udhëzimi No. 5, dt. 7.10.2019! Zotëruesi i mjetit duhet të paraqitet pranë drejtorisë rajonal sipas juridiksionit ku ka banimin për pagesën e tarifës prej 20.000 lekë dhe pajisjen me certfikatë miratimi e at Kushton 1.500 lekë.

Nuk është e Nevojshme pajisja me certifikatë miratimi nga DPSHTRR për:

  • Grilat që janë pjesë constructive e autoveturs;
  • Xhama të errët të homologuar nga prodhuesi i xhamave dhe që kanë shenjën e miratimit të tipit KE (Përjashtuar rastet e parashikuara më sipër).
  • Xhama Jo të Errët, të cilëve u është aplikuar material, por nuk e kalojnë nivelin e errësimit formerly 30% (TD Jo Më Pak is 70%).

Nuk lejohet që për errësimin e xhamave të përdoren:

1.     Materiale me ngjyra monokromatike si e kuqe, jeshile, blu, e verdhë, portokalli, etj;

2.     Materiale që krijojnë efekt reflektues ose pasqyrues;

3.     Materiale që bllokojnë plotësisht shikueshmërinë;

4.     Materiale që krijojnë efekte turbulluese ose shpërqëndruese për shikimin e drejtuesit të mjetit;

5.     Materiale që bëjnë errësimin e xhamave përmes përdorimit të lëndëve spërkatëse.

 Tarifat për këtë shërbim:

  • Miratimi i errësimit për xhamin fundor, xhamat anësorë të pasëm, xhamat trekëndorë të pasëm të autoveturës - 1,500 Lekë.
  • Miratimi i errësimit për xhamat anësorë të përparmë të autoveturës - 20,000 Lekë.
  • Certifikata e miratimit të errësimit të xhamave të autoveturës - 1,500 Lekë.

! Afati i vlefshmërisë së certifikatës së miratimit është i barazvlefshëm me afatin e garancisë së materialit për errësimin e xhamave. Tarifat për këtë shërbim i shtrijnë efektet deri në përfundim të vlefshmërisë së certifikatës së miratimit

 II.  Si veprohet për errësimin e xhamave dhe certifikimin e tyre?

Ju mund të drejtoheni pranë çdo subjekti të pajisur me licencë të kategorisë VII.3.B.1/b që ofron këtë shërbim, sipas parashikimeve të Ligjit nr. 9573, datë 3.07.2006 dhe Udhëzimit nr.1546, datë 29.03.2016.

Pas errësimit të xhamave me materiale errësuese (film ose veshje plastike) të homologuara nga prodhuesi i tyre, subjekti që ka kryer shërbimin lëshon nën përgjegjësinë e tij:

  • Faturën tatimore me TVSH të lëshuar nga subjekti që ka kryer shërbimin.
  • Fletë garanci për materialin errësues për periudhën e kohëzgjatjes në xhamin e mjetit deri sa materiali të bëhet i pavlefshëm (dëmtohet) nëse punimi është kryer nga subjekti ku ju po tërhiqni këtë dokument.
  • Dokumentin në të cilën identifikohet qartë targa, marka dhe modeli i mjetit si dhe lloji i materialit errësues sipas certifikatës së lëshuar nga prodhuesi që subjekti administron.

Si veprohet për certifikimin e xhamave pasi është aplikuar errësimi?

Me dokumentat e lëshuara nga subjekti ku ju keni errësuar xhamat, do të kërkoni shërbim pranë Drejtorisë Rajonale sipas juridiksionit ku ju keni banimin.

Gjithashtu duhet të jeni pajisur me:

  • Dokument identifikimi
  • Leje qarkullimi.

Në përfundim të procesit ju do të pajiseni me një certifikatë miratimi e cila do të mbahet gjithmonë me vete në mjet së bashku me lejen e qarkullimit. Kjo certifikatë do të jetë objekt kontrolli nga organet ligjzbatuese në rrugë.

Si veprohet për mjetet që kanë errësuar xhamat para miratimit të udhëzimit të MIE?

Si veprohet për errësimin e tyre?

Për të gjithë ata që kanë kryer errësimin e xhamave me materiale errësuese përpara hyrjes në fuqi të Udhëzimit, në rast se kanë dokumentacionin provues, do të pajisen me certifikatë miratimi.

Ju mund të drejtoheni pranë çdo subjekti të pajisur me licencë të kategorisë VII.3.B.1/b që ofron këtë shërbim, sipas parashikimeve të Ligjit nr. 9573, datë 3.07.2006 dhe Udhëzimit Nr.1546, datë 29.03.2016.

Dokumentacioni provues për pajisjen me certifikatë miratimi:

  • Faturën tatimore me TVSH të lëshuar nga subjekti që ka kryer shërbimin.
  • Fletë garanci për materialin errësues për periudhën e kohëzgjatjes në xhamin e mjetit deri sa materiali të bëhet i pavlefshëm (dëmtohet) nëse punimi është kryer nga subjekti ku ju po tërhiqni këtë dokument.
  • Dokumentin në të cilën identifikohet qartë targa, marka dhe modeli i mjetit si dhe lloji i materialit errësues sipas certifikatës së lëshuar nga prodhuesi që subjekti administron.

Si veprohet për certifikimin e xhamave pasi është aplikuar errësimi?

Me dokumentat e lëshuara nga subjekti ku ju keni errësuar xhamat, do të kërkoni shërbim pranë Drejtorisë Rajonale sipas juridiksionit ku ju keni banimin.

Gjithashtu duhet të jeni pajisur me:

  • Dokument identifikimi
  • Leje qarkullimi.

Në përfundim të procesit ju do të pajiseni me një certifikatë miratimi e cila do të mbahet gjithmonë me vete në mjet së bashku me lejen e qarkullimit. Kjo certifikatë do të jetë objekt kontrolli nga organet ligjzbatuese në rrugë.

Si veprohet nëse nuk jeni i pajisur me dokumentat provuese?

Në rast se autovetura është regjistruar pranë DRSHTRR para datës së hyrjes në fuqi të Udhëzimit Nr.5, datë 07.10.2019 dhe ju nuk keni dokumentacionin provues, keni afat deri me datë 17.10.2020 për t'u pajisur me Certifikatën e Miratimit sipas parashikimit ligjor. 

IV. Si veprohet për mjetet e importuara me xhama të errësuar?

Për pajisjen me certifikatë miratimi të mjeteve të importuara me xhama të errësuar, nevojiten dokumentat e mëposhtme:

  • Dokumentin me treguesit teknik të mjetit me shënimin përkatës, ose dokument tjetër që konfirmon që mjeti ka xhama të homologuar, në origjinal, të lëshuar nga subjektet e licencuara nga vendi i origjinës së mjetit.
  • Dokumentacioni i nevojshëm për procedurën e regjistrimit të mjetit.

Në përfundim të procesit ju do të pajiseni me një certifikatë miratimi e cila do të mbahet gjithmonë me vete në mjet së bashku me lejen e qarkullimit. Kjo certifikatë do të jetë objekt kontrolli nga organet ligjzbatuese në rrugë.

Në mungesë të dokumentacionit provues, nga DPSHTRR do të refuzohet shërbimi. Për pajisjen me certifikatë miratimi ju duhet të ndiqni procedurën e përcaktuar në pikën 1 ose 2.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/12/2019 17:50

    Xhama të leshtë, dashka fshatarësia xhama të zinj për të shitur por dhe së përse tjeter? Përse sherbejne xhamat e zinj? Fshataret te kthehen të punojne arat, kjo eshte detyra e tyre. Sa për ata që e nxoren kete ligj, te kesh nganje presh apo kastravec t ua shpartallosh rondelen kavajse mirë e mirë!

    Përgjigju
    • Oo kafsha: 06/12/2019 22:56

      Po meqë i kanë si i kanë, thamë le ti legalizojnë, kështu të paktën arketojmë ndonjë lek më shumë..nari shkon direkt e i errëson,se dhe pordhët i kanë të mëdhaja

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi