Tashmë është zyrtare Mërgim Mavraj do të vazhdojë karrierën e tij në Superligën greke me skuadrën e Aris të Selanikut.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka mbërritur sot paradite në Selanik ku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin grek. Pas rënies së Hamburgut nga Bundesliga, Mavraj ka qenë lojtar i lirë ndaj dhe kishte mundësi që të gjente skuadër edhe pas përfundimit të merkatos zyrtare.
Mavraj ka pozuar me fanellën e klubit tij të ri dhe sot në mbrëmje pritet që të prezantohet zyrtarisht nga klubi para mediave.
Komento