Zëvendëskryetarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland u deklarua rreth takimit që pati me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ajo njoftoi në Twitter se u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet dhe të nisin menjëherë zbatimin e marrëveshjes së fundit për rrugën drejt normalizimit.
“E kënaqur të mirëpres mikun e vjetër. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës.”, shkroi ajo në Twitter.
Lajmi kryesor:
Komandanti i KFOR: Ditën e protestës shpëtuam 15 policë të Kosovës nga turma serbe








