Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka thënë së falë ndërhyrjes së pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, në Zveçan më 29 maj, u shmang një masakër nga turmat serbe.
“Ne arritëm t’i shpëtojnë 15 policë të bllokuar në turmë”, tha Ristuccia në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve, AGI.
Komandanti i KFOR tha se arsyet se pse situata nuk u përshkallëzua ishte për faktin se trupat paqeruajtëse ishin të përgatitur shumë mirë.
‘Ata vepruan aq profesionalisht, saqë nuk lejuan të përshkallëzohej situata, kështu shpëtuam 15 policë të Kosovës, penguam të dy palët të përplaseshin”, tha Ristuccia.
Ndërkohë që KFOR-i pritet të përforcohet dhe ta rrisë praninë në Kosovë, komandanti Ristuccia tha se janë gati të përballen “me çdo lloj rrethane”.
Ndërkohë qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se janë të zhbllokuara pikë-kalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak. Sipas njoftimit, hyrje-daljet në këto pika kufitare zgjasin tre deri në pesë minuta, po ashtu nuk ka kolona të automjeteve.
Kujtojmë se të hënën këto tri pika kufitare kanë qenë të bllokuara për shkak të protestave në territorin e Serbisë, andaj qytetarëve u ishte bërë thirrje të shfrytëzoheshin pikat e tjera kufitare.
Në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Bërnjak, mediat e Kosovës shkruajnë se po lejohen që të kalojnë kamionët me targa serbe, por vetëm nëse ato nuk po transportojnë mallra serbe.
Sipas mediave të Kosovës, kamionët të cilët mbajnë mallra serbe vazhdojnë të mos lejohen, për shkak të sigurisë, siç përcaktohet me vendimin e Qeverisë të Kosovës.
Ndërsa deri tani, të gjithë kamionët me targa serbe nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës. Ky vendim i Qeverisë së Kosovës e4rdhi pas rrëmbimit të tre efektivëve të Policisë nga forcat serbe.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar një video shpjeguese mbi mënyrën se si ndodhi rrëmbimi i tre efektivëve të policisë së Kosovës.
Zveçla nënvizon në reagimin e tij se rrëmbimi i policëve ka qenë i planifikuar dhe është bërë me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ai shton se kemi të bëjmë me një vepër kriminale pasi policët janë rrëmbyer 1 km në brendësi të territorit të Kosovës.
“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiçit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, shkruan ai.
A planned abduction. A criminal act.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 21, 2023
The video below, shows how Serbian forces, w/direct order from Vucic, abducted our KP officials, deep w/in the territory of ????????. Exactly 1km away from the border. Serbia has to stop disinformation & release our officers now. pic.twitter.com/XAfpAAkjjt
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja nuk ka ende përgjigje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për ftesën për një takim këtë javë në Bruksel.
“Ne kemi thënë mjaft sa i përket pritjeve tona, pasojave të mundshme dhe hapave. Çështja kryesore është të kemi takim këtu në Bruksel dhe rreth kësaj, në këtë moment, nuk kam asgjë për të saktësuar”, tha Stano, gjatë një konference për media.
Megjithatë, Stano shtoi se “deri në fund të javës, ka akoma kohë”, por se nuk mund të konfirmojë ndonjë datë apo kohë për takimin e ftuar nga përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
“Po presim dhe shpresojmë se mund ta kemi datën dhe kohën e takimit dhe t’i diskutojmë pastaj modalitetet. Nuk kemi kohë për të humbur. Tash është koha për veprime e jo për fjalë dhe spekulime”, tha Stano.
Burimet diplomatike të REL-it thonë se takimi mund të zhvillohet më 22 ose 23 qershor, ndërsa po ashtu përmendin mundësinë që Kurti dhe Vuçiç të mos kenë takim direkt por vetëm takime bilaterale me Borrellin.
Që nga fundi i majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve nga serbët lokalë.
Bashkimi Evropian ua ka bërë me dije palëve, sipas burimeve diplomatike të BE-së, se do të kenë pasoja në rast se nuk tregojnë përgjegjësi dhe gatishmëri për takim dhe për hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve.
Një ditë më parë, Kurti ka thënë se është “i gatshëm dhe i interesuar” të shkojë në Bruksel.
Kryeministri Albin Kurti iu është adresuar komunitetit serb në Kosovë, përmes një video. Përmes mesazhit Kurti është shprehur se duhet ecur se bashku drejt një të ardhmeje më të mire.
‘’E kam theksuar vazhdimisht se ky vend është i përbashkët i yni – ai që na përqafon dhe na mbron, dhe për të mirën jemi të detyruar të luftojmë. Le të ecim drejt një të ardhmeje më të mirë së bashku, duke ndërtuar ura të forta, për atë që duam për veten dhe familjet tona.’, ka thënë Kurti.
Më tej Kurti thotë se tashmë presidenti i Serbisë është penduar që i ka thënë Po marrëveshjes e që do të thotë njohje de facto e Republikës së Kosovës.
‘Nga ana tjetër, ne kemi nevojë për takime në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli, pjesë përbërëse e së cilës është Aneksi i Ohrit. E kam të qartë tani që presidenti i Serbisë i ka thënë PO marrëveshjes për të mos e nënshkruar dhe tani ankohet dhe pendohet duke thënë PO, për pranimin e asaj marrëveshjeje, që do të thotë njohje de facto e Republikës së Kosovës’’, ka shtuar më tutje Kurti, raporton Ekspress.
Në Beograd sot është nënshkruar paketën e re vjetore të ndihmës së para-anëtarësimit të Bashkimit Europian për Serbinë (IPA) në vlerë 162.2 milionë euro.
Komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, në një video-mesazh të publikuar para nënshkrimit të marrëveshjes, tha se BE-ja është investitori dhe partneri tregtar më i madh i Serbisë dhe se është e gatshme të vazhdojë të investojë në partneritet dhe bashkëpunim.
“Serbia bëri një zgjedhje strategjike për të qenë pjesë e aleancës së vendeve të forta dhe të begata. BE bëri një zgjedhje strategjike kur filloi procesin e negociatave me Serbinë. Ato negociata do të çojnë në anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE dhe unë jam plotësisht i përkushtuar për ta realizuar atë”, tha komisioneri europin.
Zgjerimi i BE-së është në krye të agjendës së BE-së, tha Varheji dhe shtoi se liderët e BE-së i kanë ngarkuar Komisionit Europian përshpejtimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.
Varhelyi tha se BE-ja tani po punon për një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të përshpejtojë integrimin e tij në BE.
“Qëllimi është forcimi i konvergjencës ekonomike dhe sociale bazuar në katër shtylla – përshpejtimi i integrimit të tregut të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së përpara anëtarësimit, forcimi i integrimit ekonomik rajonal, zbatimi dhe përshpejtimi i plotë i reformave dhe rritja e fondeve të para-anëtarësimit”.
Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Urosh Vukasinoviçit, i dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj gazetarëve në veri.
Kjo u konfirmua nga i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliçi.
Urosh Vukasinoviç është arrestuar më 19 qershor, i dyshuar për përfshirje në sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq, më 16 qershor.
Zëvendëskryetarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland u deklarua rreth takimit që pati me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ajo njoftoi në Twitter se u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet dhe të nisin menjëherë zbatimin e marrëveshjes së fundit për rrugën drejt normalizimit.
“E kënaqur të mirëpres mikun e vjetër. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës.”, shkroi ajo në Twitter.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka thënë se falë profesionalizmit të pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, në veri “u shmang një masakër”.
“Ne arritëm t’i shpëtojnë 15 policë të bllokuar në turmë”, tha Ristuccia në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve, AGI.
“Arsyeja pse situata nuk u përshkallëzua (më 29 maj) ishte fakti që ishim të përgatitur shumë mirë. Ushtarët tanë vepruan shumë, shumë profesionalisht. Dhe dëshiroj ta shpreh mbështetjen time të plotë për të plagosurit tanë dhe familjet e tyre. Ata vepruan aq profesionalisht, saqë mundën ta menaxhonin forcën që të mos përshkallëzohej situata, kështu shpëtuam 15 policë të Kosovës, penguam të dy palët të përplaseshin, përndryshe do të duhej të merreshim me një problem tjetër krejtësisht të ndryshëm”, tha Ristuccia.
Ndërkohë që KFOR-i pritet të përforcohet dhe ta rrisë praninë në Kosovë, komandanti Ristuccia tha se janë gati të përballen “me çdo lloj rrethane”.
“Ne synojmë të përballemi me çdo lloj rrethane dhe për këtë kemi marrë forca shtesë. Ne nuk reagojmë, ne veprojmë, jemi të organizuar, të trajnuar dhe të pajisur për t’i përballuar të gjitha sfidat që lidhen me kryerjen e detyrës. Për këtë, falë përgatitjes së ushtarëve tanë, ne kemi mundur që më 29 maj të parandalojmë që situata të përshkallëzohet më tej dhe të vajtojmë për të vdekurit në terren”, ka përsëritur ai.
“Unë theksoj se shumica e njerëzve demonstruan në mënyrë paqësore. Ky akt frikacak i dhunës kundër ushtrisë sonë u krye nga një numër i vogël ngatërrestarësh të dhunshëm që përdorën çdo mjet për të bërë dëm, përdorën mjete ofendimi deri në kufirin vdekjeprurës”, tha Ristuccia.
Aktualisht “situata është shumë komplekse, e tensionuar dhe e paqëndrueshme. Këto ditë në dukje është e qetë, por mbetet shumë e paqëndrueshme. Hera e fundit që kanë ndodhur incidente të tilla ishte në vitin 2004. Prandaj, në të kaluarën janë arritur shumë rezultate pozitive, dhe fakti se numri i trupave të KFOR-it ka rënë në mënyrë drastike nga viti 1999 deri në vitin 2023 tregon qartë se janë arritur shumë rezultate. Megjithatë, për fat të keq, dinamika aktuale na bën shumë, shumë të shqetësuar për këto rezultate. Ne kemi nevojë që të dyja palët të qetësojnë menjëherë tensionet, për të gjetur zgjidhje vetëm me politikë dhe diplomaci”, saktësoi Ristuccia.
Vendimi për rritjen e trupave të NATO-s në Kosovë, Ristuccia tha se u mbështet në “një vlerësim ushtarak”, përveçse politik.
Në fakt e vetmja rrugë mbetet ajo politike, tha Ristuccia.
“E vetmja mënyrë për të de-përshkallëzuar varet nga vullneti politik i të dyja palëve. Nga pikëpamja ushtarake, puna jonë është të krijojmë hapësirë për negociatorët nga të dyja palët dhe për të gjithë të përfshirët në procesin e paqes, që ata të kthehen në dialog… Të promovojë zgjidhje paqësore. Pra zgjidhje tjetër në këtë moment nuk ka. Sepse e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës është vendimi politik, i cili bazohet në vullnetin e të dyja palëve për normalizimin e situatës, por para së gjithash për zbutjen e tensioneve”, nënvizoi ai.
“Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga feja, etnia, prejardhja, kultura e tyre kanë nevojë që situata të mos përkeqësohet më tej. Unë mendoj se 99.9% e njerëzve këtu në Kosovë duan të jetojnë në paqe. Dhe mendoj se është gjithashtu në interes të të dyja palëve për të zgjidhur situatën. Kjo është arsyeja pse unë përsëri u bëj thirrje të dyja palëve që ta shmangin çdo retorikë të panevojshme dhe t’i adresojnë këto sfida në tryezën e negociatave, e cila është e vetmja mënyrë për të zgjidhur situatën. Kjo nuk i sjell dobi askujt”, shtoi ai.
Kur ka tension, ai tha se “të interesuarit për të krijuar kaos shfrytëzojnë çdo lloj situatë”. Por, shtoi se “ne jemi këtu për ta shmangur këtë dhe të gjithë janë plotësisht të përkushtuar që situata të mos përshkallëzohet”.
“Problemet me të cilat përballemi këtu lidhen më shumë me dinamikën e brendshme sesa me dinamikën e jashtme. I gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë se gjithçka që po ndodh këtu lidhet me llojin e marrëdhënieve midis dy palëve që duhet të normalizohen. Askush nuk mund t’i zgjedhë fqinjët, por duhet ta gjejë zgjidhjen më të mirë për të jetuar në paqe me fqinjët, është një çështje politike, një problem politik”, nënvizoi sërish komandanti i KFOR-it.
Në fund, ai tha se Evropa s’ka nevojë për kriza të reja, sidomos tani.
“Është e natyrshme që në Europë nuk kemi nevojë për kriza të tjera përveç asaj vërtet të vështirë me të cilën po përballet bota dhe që ka pasur efektet e saj 360 gradë në të gjitha fushat, nga ekonomia, siguria, deri te marrëdhëniet ndërkombëtare. Prandaj, pavarësisht se çfarë ka ndodhur në Ukrainë, një Kosovë të qëndrushme dhe një zonë të qendrushme ballkanike janë në interesin e të gjithëve në Europë, veçanërisht në një kohë si kjo”, përfundoi Ristuccia.
KFOR hengri dru per vete aq sa nuk u vrane nga serbet , keto thone ndihmuan 15 polic bashkiak kosovar! Jepnjuni ushtrine Kosoves se e mbron vet kosova veten
PërgjigjuPo krijohen dy entitete North Kosovo dhe South Kosovo si Kore nese Albini nuk integron Asociacionin e zgjeruar zone e mbrojtur nga karta e OKB ne kushtetuten e Kosoves
PërgjigjuRujna Zot.... shum "borgjli" Kforit !!! Tre Polic na i moren,duke mbledhe kerpudha !Po te na kishin marr edhe keta te 15 Policet,do na duhej te bahej nje mobilizim me kontigjent te ri,se ne kaq kemi,nuk kemi fonde per ma shum ! Nje ish Ushtarak nga Mirdita,po i thonte gazetares Rudina Xhunga : Ni Ushtri me 9000 mij veta,pa armatim,dhe vec me pushk automatike per luft guerile,ne as malin e robit ne Durres se rujm dot,jo ma Shqiperin .
PërgjigjuAi koloneli QE ishte Tap Kur foli te rudina xhunga? Ai QE ka hedh vet firmat per shkaterrimin e armeve te ushtrise shqiptare? Lene dilaverin te Pi raki se Edge vietnamezi me Automatik e zbythi amerikanin thuji.jo per gje po ka when vet ne ate lüfte per te mesuar taktikat