Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Tanja Fajon, ka deklaruar se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret e fundit për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.
Ajo këto deklarata i ka bërë në takimin e mbajtur në Bruksel me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj.
“Liberalizimi i vizave është top prioritet i Kosovës. Unë e rekomandoj fuqishëm mbështetjen time për këtë proces dhe inkurajoj Komisionin Evropian të japë vlerësimin e tij për progresin sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ajo në Twitter.
Komento