Zysha e Big Brother i rikthehet
jetës së vjetër në bankat e shkollës

Zysha e Big Brother i rikthehet<br />jetës së vjetër në bankat e shkollës
Zakonisht njerëzit zgjedhin të bëhen pjesë e Big Brother, përpos çmimit të madh, edhe për të shijuar famën që e shoqëron pjesëmarrjen në një reality-show të tillë. Sidoqoftë jo të gjithë ia dalin ta tërheqin vëmendjen drejt vetes pas përfundimit të spektaklit.

Një prej finalisteve të edicionit të fundit të Big Brother, Eleonora, që njihet kryesisht si 'zysha' ekstravagante me një stil të guximëshëm, i është rikthyer jetës dhe profesionit të mëparshëm, atij të mësueses.

Eleonora, nënë e dy fëmijëve, ka postuar foto në Facebook, në ambientet e një klase në shkollën "Besnik Sykja" në Tiranë, ku edhe jep mësim. "Nga mali në punë", ka shkruar zysha që një ditë më parë u kthye nga udhëtimi në malin e Gramozit, një tjetër pasion i saj. Eleonora vazhdon të ruajë të njëjtin stil dhe duket plot me energji për të mësuar nxënësit e saj.
eleonora
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij