SHBA furnizon me 5 miliardë dollarë armë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara për të kundërshtuar Iranin
3 Gusht 2022, 17:01
Administrata e Biden ka miratuar dy shitje masive armësh për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për t'i ndihmuar ata të mbrohen kundër Iranit. Më shumë se 5 miliardë dollarë në mbrojtjen raketore dhe shitjet e lidhura me to pasojnë vizitën e Presidentit Joe Biden në Lindjen e Mesme muajin e kaluar, gjatë së cilës ai u takua me udhëheqës të shumtë rajonalë në Arabinë Saudite .

Udhëtimi mes shteteve për gratë që kërkojnë abort, Bideni pritet të nënshkruajë urdhrin
3 Gusht 2022, 14:20
Presidenti amerikan, Joe Biden do të nënshkruajë të mërkurën një urdhër ekzekutiv që synon ta bëjë më të lehtë udhëtimin mes shteteve për gratë që kërkojnë abort. Me vendimin e Gjykatës Supreme, aborti nuk është bërë me automatizëm ilegal në SHBA – mirëpo shtetet mund të vendosin nëse do të lejojnë diçka të tillë. Rreth gjysma e shteteve amerikane, sidomos në jug, pritet që të ndalojnë tërësisht këtë procedurë, duke miratuar ligjet që ndalojnë abortin.

Pas vrasjes së Ayman Al-Zawahiri, dalin emrat e personave që mund të marrin drejtimin e Al-Kaedës
3 Gusht 2022, 14:00
Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, në një sulm me dron. Zyrtarët në Uashington thanë se ai u vra teksa po qëndronte në ballkonin e shtëpisë së tij në qendër të Kabulit, në Afganistan. Vrasja e al-Zawahirit konsiderohet si goditja më e madhe ndaj këtij grupi militant qëkur u vra Osama bin Laden më 2011

Me 6 tehe të rrezikshme, raketat e vranë dhe asnjë zhurmë nuk u dëgjua, ekzekutimi i udhëheqësit të Al-Kaedës në ballkonin e shtëpisë
3 Gusht 2022, 13:19
Pak kohë pasi kishte lindur dielli më 31 korrik, udhëheqësi i organizatës terroriste Al-Kaeda, Ayman al-Zawahiri doli në ballkonin e banesës së tij, në qendër të Kabulit. Kjo do të ishte ishte gjëja e fundit që ai do të bënte, kur në orën 06:18, dy raketa u përplasën në ballkonin ku po qëndronte, duke vrarë 71-vjeçarin, ndërsa gruaja dhe vajza e tij, të cilat ishin në banesë dhe nuk morën asnjë lëndim.

Vrasja e udhëheqësit të Al-Kaedës, SHBA: Qyetetarët amerikanë të tregohen të kujdesshëm për shkak të një hakmarrjeje të mundshme nga mbështetësit e Zawahirit
3 Gusht 2022, 08:37
SHBA-të u kanë bërë thirrje qytetarëve të saj që të jenë vigjilentë kundrejt dhunës së mundshme anti-amerikane jashtë vendit pas vrasjes së liderit të Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, raporton BBC-ja.

Nancy Pelosi krah presidentes së Tajvanit: Erdhëm që ta bëjmë të qartë se nuk do t’ju braktisim
3 Gusht 2022, 08:07
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, tha se dëshiron ta bëjë “të qartë” se Shtetet e Bashkuara nuk do ta braktisin Tajvanin, ndërsa fliste nga zyra presidenciale.

I fshehur disa metra larg ambasadave perëndimore, si arriti inteligjenca amerikane të ekzeutonte liderin e Al Kaedes
2 Gusht 2022, 22:14
Lideri i Al Kaedes Ayman al-Zaëahiri u vra gjatë një operacioni amerikan kundër-terrorizmit në Afganistan

Departamenti amerikan i Thesarit shpall 'Non Grata' të dashurën e presidentit rus Vladimir Putin
2 Gusht 2022, 21:42
Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi të martën të dashurën me reputacion të presidentit rus Vladimir Putin, si pjesë e një sërë masash që synojnë elitat ruse në përpjekjen e fundit të administratës Biden për të ndëshkuar Kremlinin për luftën e tij të vazhdueshme në Ukrainë

SHBA/ 37 viktima dhe qindra të zhdukur nga përmbytjet masive në Kentaki, 12 mijë familje pa energji
2 Gusht 2022, 21:18
Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje masive në Kentaki të SHBA nga ku raportohet se kanë vdekur 37 persona, mes tyre 6 fëmijë, ndërsa me qindra rezultojnë të zhdukur. Mbi 12 000 mijë familje kanë mbetur pa energji. Presidenti Biden i konsideroi përmbytjet një fatkeqësi të madhe.