Koronavirus ul ritmet në Kinë, Xi vizitë në Wuhan. Situatë alarmante në Evropë dhe SHBA, Italia bën mbylljen totale të vendit
10 Mars 2020, 06:38
Ka arritur në 4,024 numri i viktimave nga koronavirusi në të gjithë globin, ndërsa afro 115 mijë të tjerë janë konfirmuar mbartës të tij. Situata është kthyer në alarmante në Evropë dhe SHBA. Italia ka vendosur mbylljen totale të vendit për shkak të epidemisë, teksa në Kinë nga ana tjetër, virusi po humbet "fuqinë" e tij. Vetëm në 24 orët e fundit Kina ka shënuar 19 raste të reja të infektimit, teksa nga të dhënat mësohet se kjo është dita e 3 që nuk shënohen persona të infektuar jashtë Hubeit.

Koronavirusi, autoritetet dyshojnë për një të infektuar në CPAC, Trump: Nuk jam aspak i shqetësuar
8 Mars 2020, 00:11
"Nuk jam aspak i shqetësuar", kështu është shprehur Presidenti amerikan Donald Trump për koronavirusin, kur u pyet nga gazetarët nëse ishte i shqetësuar për ekspozimin ndaj COVID-19.

Koronavirusi/Itali, 233 viktima, i infektuar edhe kreu i PD, Zingaretti! 20 mijë mjekë e 600 mln € për shëndetësinë! Në Kinë shëmbet hoteli-karantinë, 70 nën rrënoja
7 Mars 2020, 08:58
Teksa po shikohet mundësia e rritjes së zonave të ashtuquajtura të kuqe, Italia ka ndërmarrë një plan të paparë për të forcuar sistemin shëndetësor kombëtar në ditët e krizës më të zezë shëndetësore në historinë e saj.

SHBA/ 8.3 miliard dollarë për të luftuar COVID-19, Trump nënshkruan projektligjin e emergjencës
7 Mars 2020, 06:14
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një projektligj emergjent që parashikon më shumë se 8 miliard dollarë fonde për t’u përballur me krizën në rritje të koronavirusit. Pesë shtete amerikane, Merilendi, Kalifornia, Florida, Uashingtoni dhe Havai kanë shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të virusit. Gjithsej në SHBA janë konfirmuar 230 raste infektimi dhe numri i të vdekurve ka arritur në 14.

Afganistan, sulm kundër shiitëve, të paktën 27 të vdekur dhe tridhjetë të plagosur në Kabul
6 Mars 2020, 15:41
Shiitët konsiderohen heretikë nga fondamentalistët Suni, pra një objektiv legjitim i dhunës. Dhe në kontekstin e një fanatizmi të tillë, sulmi në Kabul tregon se pavarësisht nga marrëveshja që parashikon tërheqjen e trupave amerikane, paqja në Afganistan është akoma larg.

SHBA, Senatorja Warren largohet nga gara presidenciale
6 Mars 2020, 07:09
Senatorja e shtetit Massachusetts Elizabeth Warren po i jep fund fushatës presidenciale në garën brenda demokratëve.

SHBA, nën akuzë për vrasjen e 3 policëve dhe plagosjen e një tjetri, shteti i Alabamës ekzekuton të burgosurin (FOTO)
6 Mars 2020, 05:54
Shteti i Alabamës në SHBA ka ekzekutuar një të burgosur, i identifikuar si Nathaniel Woods, për vrasjen tre oficerëve të policisë në Birmingham në vitin 2004. Woods, 42 vjeç, nuk dha një deklaratë përfundimtare. Ai u shpall i vdekur në 9:01 p.m. me kohën lokale, tha departamenti i korrigjimeve të shtetit në një deklaratë të enjten.

U deklarua se Amerika do të mbështeste Kosovën, Grenell nxjerr blof Kurtin: SHBA nuk do të çojë dëm ndihmat e saj
6 Mars 2020, 02:21
I dërguari special i Presidentit të SHBA Donald Trump, Richard Grenell përmes një reagimi në Twitter ka përgënjeshtruar deklaratën e zyrës së shtypit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se gjatë një bisede telefonike mes Kurtit, O’Brien dhe Grenell, është marrë konfirmimi nga zyrtarët se ata nuk do të ndalojnë mbështetjen për Kosovën. Sipas Grenell, ata ia kanë bërë të qartë Kurtit se heqja e pjesëshme e tarifave dëmton ekonominë e Kosovës.

Veliaj në Harvard dhe MIT, prezanton Tiranën
5 Mars 2020, 22:09
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në një vizitë në SHBA, ku ka zhilluar një bashkëbisedim me studentët e arkitekturës së Institutit të Teknologjisë në Masaçusets dhe studentët e Universitetit të Harvardit.