Koronavirusi/ Me 793 viktima në 24 orë, Italia në ditët e saj dramatike. Piku i infeksioneve ndoshta pas 2 javësh. 11,942 të vdekur në të gjithë botën
21 Mars 2020, 09:12
Shkon në 4,825 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, ndërsa 793 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite, i arritur deri tani. Sipas të dhënave të fundit nga autoriteti shëndetësor ka arritur në 53.578 numri i përgjithshëm i të infektuarve. Një rreze drite në errësirën që ka kapluar vendin ditën e sotme ishte numri i përgjithshëm i të shëruarve, 943 duke kaluar numrin e të vdekurve 793.

Koronavirusi/ Paralajmëron Dr. Fauci: COVID-19 në SHBA, ende në "fazën e përshkallëzimit"
21 Mars 2020, 07:11
Eksperti i qeverisë amerikane për sëmundjet, Anthony Fauci thotë se Shtetet e Bashkuara janë ende në "fazën e përshkallëzimit" të koronavirusit.

Mbi 10 mijë të vdekur në botë nga koronavirusi, zero të infektuar në Wuhan! Ditë e zezë për Italinë, 627 viktima në 24 orë
20 Mars 2020, 09:02
Ditë e zezë mund të cilësohet kjo e sotmja për Italinë, ndërsa 627 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit duke çuar në 4,032 numrin e të vdekurve. Mbi dhjetë mijë njerëz kanë vdekur në të gjithë botën për shkak të pandemisë Covid-19. Kjo është ajo që del nga bilanci i Universitetit John Hopking i cili bazohet në të dhënat e OBSH-së dhe burimeve të tjera, kurse numri total I të infektuarve në gjithë botën është rreth 250 000

SHBA, mbi 13,600 të prekur me koronavirus, të paktën 200 të vdekur
20 Mars 2020, 07:19
Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 13,600 njerëz kanë testuar pozitivë për koronavirusin nga mëse 7,000 një ditë më parë. Të paktën 200 kanë vdekur, një rritje dramatike krahasuar me shifrat e publikuara një ditë më parë. Sipas të dhënave, 108 janë personat e shëruar. Disa ekspertë thonë se shifra e të infektuarve mund të jetë shumë më e lartë, pasi testimet që bëhen janë shumë pak.

DASH paralajmëron qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë jashtë vendit
20 Mars 2020, 07:16
Departamenti amerikan i Shtetit po u rekomandon amerikanëve të shmangin të gjitha udhetimet ndërkombëtare, ndërsa pandemia e koronavirusit thellohet.

Italia ia kalon Kinës me viktimat! 427 të vdekur në 24 orë! Trump: Koronavirusin do ta luftojmë me ilaçin e malaries! (VIDEO)
19 Mars 2020, 08:41
Ballkani kundër pandemisë, mjekët në pension dhe vullnetarët, të gjithë në frontin e luftës. Kina fiton mbi pandeminë. Parisi dhe Nju Jorku testojnë dhjetra ilaçe, rezultatet publikohen këtë javë

Koronavirusi/ Nju Jorku pret anijen spitalore të marinës amerikane, 1000 shtretër mbërrijnë në port
19 Mars 2020, 06:39
Marina amerikane do të dërgojë një anije spitalore me 1.000 shtretër në portin e Nju Jorkut për të ndihmuar qytetin më të madh të vendit në përgjigjen e tij ndaj koronavirusit

Koronavirusi, në Itali 475 viktima në 24 orë. 86% shkalla e kurimit në Kinë! Japonia, Kina SHBA, Gjermania nxitojnë të prodhojnë vaksinën (VIDEO)
18 Mars 2020, 10:34
Sipas Reuters, një kompani e kontrolluar nga Fujifilm po prodhon një antiviral të quajtur Avigan dhe i njohur edhe si Favipiravir i cili ka dhënë rezultate të mira në shërimin e të infektuarve.

Koronavirusi godet të 50 shtetet amerikane, shkon në 108 numri i të vdekurve në SHBA, 23 viktima në 24 orët e fundit
18 Mars 2020, 05:25
Ka arritur në 108 numri viktimave nga virusi vdekjeprurës COVID-19 në SHBA, ndërsa të 50 Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar të infektuar. Virxhinia Perëndimore raportoi rastin e parë këtë të martë, ndërsa 23 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit.

Kina 'hakmarrje' ndaj SHBA, dëbon gazetarët e tre mediave të mëdha amerikane nga vendi: Ja arsyeja
18 Mars 2020, 04:39
Kina ka dëbuar përfundimisht reporterët nga tre gazeta amerikane si shenjë hakmarrjeje për kufizimin e ajensive kineze në SH.B.A. Ministria e Jashtme kineze urdhëroi reporterët nga New York Times, Washington Post dhe Wall Street Journal që të kthejnë ‘lejekalimin si gazetar’ me cilin operojnë brenda 10 ditëve. SHBA në një reagim përmes Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo i kërkoi Pekinit të rishqyrtojë vendimin e tij, duke e quajtur lëvizjen "për të ardhur keq".