SHBA, kufizimet e rrepta për koronavirusin po japin rezultat
19 Prill 2020, 06:56
Ndërsa në SHBA numri i të vdekurve nga koronavirusi ka vazhduar të rritet, shtrimet në spital dhe tregues të tjerë janë duke u ulur, një shenjë që tregon se kufizimet drastike të distancimit fizik të vendosura në 42 nga 50 shtetet amerikane po funksionojnë.

Frika nga koronavirus/ Burgu më i madh i Chicikagos liron më shumë se një të pestën e të arrestuarve
18 Prill 2020, 07:16
Burgu më i madh i Chicikagos ka liruar më shumë se 20% të së burgosurve të plotë brenda vetëm katër javësh për shkak të masave paraprake të lidhura me koronavirusin - duke ulur numrin e tyre shprehet Zyra e Sherifit të Qarkut Cook.

Koronavirusi rindez debatin për votimin me postë në Shtetet e Bashkuara, Trump kundër
18 Prill 2020, 05:56
Kongresi është duke kërkuar mënyra për të mbrojtur zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara në mes të pandemisë së koronavirusit, me një luftë partiake që po zhvillohet pasi demokratët propozuan që shteteve amerikane t'u vendoset detyrimi të ofrojnë mundësinë e votimit me postë. Presidenti Donald Trump, i cili kërkon rizgjedhjen këtë vit, si dhe disa nga aleatët e tij republikanë, kanë shprehur kundërshtimin për zgjerimin e sistemit të votimit me postë, duke përmendur si arsye shqetësimin për manipulim me votat - një shqetësim që demokratët nuk e pranojnë.

COVID-19/ SHBA, 1.2 milion dollarë ndihmë shëndetësore Shqipërisë
17 Prill 2020, 11:27
Ky financim do të mbështesë aktivitete kritike për të kontrolluar përhapjen e kësaj sëmundjeje, siç janë fushatat e shpejta të informacionit për shëndetin publik, uji dhe kanalizimet, dhe parandalimi dhe kontrollimi i infeksioneve në institucionet e kujdesit shëndetësor.

Republikanë të fuqishëm nxisin Presidentin Trump të rihapë ekonominë
17 Prill 2020, 05:23
Në Shtetet e Bashkuara, republikanë me peshë thonë se mbyllja nga koronavirusi nuk mund të vazhdojë më. Simpatizantët kaluan me makina duke u rënë borive para legjislaturës së një shteti për të protestuar ndaj urdhrave për të ndenjur në shtëpi. Stafi i disa anëtarëve të Kongresit po punon pa bujë për të hartuar projekt-ligje, për të shfuqizuar paketën e shpëtimit dhe për t'i nxjerrë amerikanët në punë.

Mjeku shqiptar në SHBA, Filip Caushaj: Këtu kanë vdekur shqiptarë, mbështes masat e marra në Shqipëri! Vaksina do 1.5 vite të dalë
16 Prill 2020, 14:41
Mjeku shqiptar në Amerikë,Filip Caushaj gjatë një lidhje me skype në Report Tv tha se ka shqiptarë të vdekur po numri i saktë i tyre do të bëhet i ditur nga qeveria pas përfundimit të pandemisë. Ai vlerësoi dhe masat e marra nga qeveria.

Koronavirusi/ Trump: SHBA e ka 'kaluar pikun', së shpejti do bëhet hapja e shteteve (VIDEO)
16 Prill 2020, 04:48
Presidenti Donald Trump thotë se SHBA ka "kaluar pikun" e rasteve të reja me COVID-19 dhe parashikoi rihapjen e disa shteteve që këtë muaj. Udhëzimet e reja për rihapjen pritet të shpallen të enjten pas një diskutimi të Presidentit me guvernatorët.

Koronavirusi/ Zyrtarët e SHBA: Disa shtete mund të jenë gati të hapen
16 Prill 2020, 02:43
Në SHBA, drejtori i Qendrave Federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha të mërkurën se 19 ose 20 shtete amerikane janë ndikuar pak nga koronavirusi dhe se zyrtarët e tyre besojnë se mund të jenë të gatshëm të rihapen deri më 1 maj, data e caktuar nga Presidenti Donald Trump.

Frika nga COVID-19/ Publikohët studimi: Amerikanët iu frikësohen sëmundjeve infektive më shumë se terrorizmit
15 Prill 2020, 06:14
Përhapja e sëmundjeve infektive tashmë kryeson listën e kërcënimeve kryesore me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara, nxitur kryesisht nga numrat në rritje që koronavirusi po i shkakton vendit dhe botës. Sipas një studimi të ri të qendrës kërkimore "Pew" 79 për qind e amerikanëve thonë se sëmundjet infektive përbëjnë një kërcënim të madh, krahasuar me 73 për qind që identifikojnë terrorizmin dhe përhapjen e armëve bërthamore dhe 72 për qind sulmet kibernetike.

Trump 'dënon' OBSH, ndërpret fondet e SHBA për këtë institucion pas akuzave për keqmenaxhim të krizës së koronavirusit
15 Prill 2020, 05:59
Presidenti Donald Trump ka njoftuar ndërprerjen e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetit. Vendimi u mor pas paralajmërimit të vetë Presidentit amerikan këtë të premte për shkak të një sërë ankesave që kishte për mënyrën sesi OBSH trajtoi krizën e COVID-19, dhe afrimitetin që kjo organizatë-sipas tij- kishte krijuar me Pekinin zyrtar pavarësisht se SHBA është dhuruesi i saj më i madh.