SHBA, shkon në 41 numri i viktimave nga koronavirusi, rreth 1.645 persona të infektuar
13 Mars 2020, 06:02
Ka shkuar në 41 numri i të vdekurve deri tani nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, ndërsa të paktën 1.645 persona janë identifikuar të infektuar.

Koronavirusi një pandemi globale/ 4,638 viktima, 126,258 të infektuar, SHBA pezullon udhëtimet në 26 vende Evropiane
12 Mars 2020, 07:41
Koronavirusi tashmë është kthyer në një pandemi globale, mirëpo kjo ka paraqitur një situatë të tensionuar në SHBA, teksa të gjitha organizatat në të gjithë vendin përgatiten për t’i bëjnë ballë COVID-19. Ka shkuar deri në 4,638 numri i viktimave deri tani në të gjithë globin, ndërsa 126,258 persona të tjerë janë infektuar. Si një ndër vendet më të rrezikuara, për t’i bërë ballë COVID-19 SH.B.A. ka vendosur pezullimin e udhëtimeve nga Evropa.Presidenti Trump njoftoi të Mërkurën mbrëma, përmes një deklarate drejtuar qytetarëve amerikanë, ndër të tjera bëri me dije se do të pezullohen udhëtimet nga 26 vende evropiane për 30 ditët e ardhshme. Vendimi pritet të vihet në fuqi mesnatën e kësaj të Premte. Në Kinë vijon ulja e numrit të të infektuarve në vend.

Koronavirusi/ SHBA po fajëson Kinën për përhapjen, i rikujton edhe njëherë Pekinit se nga filloi tragjedia
12 Mars 2020, 07:01
Ndërsa koronavirusi tashmë është kthyer në një pandemic botërore, zyrtarë të Shteteve të Bashkuara po përpiqen të tregojnë se ku qëndron faji. Përmes një deklarate të mbrëmjen e së mërkurës drejtuar kombit , Presidenti Donald Trump theksoi se "virusi i huaj" filloi "në Kinë"

Koronavirus/ 4,284 të vdekur dhe 119,094 të infektuar në botë. Në SHBA shumë shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, situatë jo e mirë edhe në Evropë
11 Mars 2020, 05:54
I kthyer tashmë në një pandemi pas infektimit të më shumë se 100 vendeve, koronavirusi vijon përhapjen e tij në të gjithë botën. Deri tani rreth 4,284 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,094 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Në Kinë sa vjen edhe është më i ulët numri i të infektuarve, me 24 raste gjithsej vetëm sot, ndërsa në Japoni situata është përkeqësuar. Situata jo e mirë vijon të jetë edhe në SHBA dhe Evropë. Në SHBA, një pjesë e vendeve kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa në Evropë, Italia ka shënuar deri tani 631 të vdekur dhe mbi 10 mijë të infektuar. Situata nuk është premtuese as në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa pritet për një shpërthim të virusit në përmasat e Italisë në ditët e ardhshme.

Trump: Nuk jam testuar për koronavirus, nuk kam simptoma
11 Mars 2020, 04:57
Presidenti i SHBA Donald Trump tha të martën tha se ai nuk është testuar për koronavirus, duke thënë se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se ishte ekzaminuar nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Hashim Thaçi i kërkon kryeministrit Albin Kurti heqjen e taksës ndaj Serbisë: Konfrontimi me SHBA-në gabim i pafalshëm
10 Mars 2020, 16:02
Thaçi në një spotim në Facebook, ka lënë të nënkuptohet se po kërkon heqjen e menjëhershme të taksës, si edhe po insiston SHBA-ja, dhe ka akuzuar kryeministrin Kurti se me qasjen e treguar ndaj SHBA-së po vihet në pikëpyetje edhe e ardhmja e Kosovës

Koronavirus ul ritmet në Kinë, Xi vizitë në Wuhan. Situatë alarmante në Evropë dhe SHBA, Italia bën mbylljen totale të vendit
10 Mars 2020, 06:38
Ka arritur në 4,024 numri i viktimave nga koronavirusi në të gjithë globin, ndërsa afro 115 mijë të tjerë janë konfirmuar mbartës të tij. Situata është kthyer në alarmante në Evropë dhe SHBA. Italia ka vendosur mbylljen totale të vendit për shkak të epidemisë, teksa në Kinë nga ana tjetër, virusi po humbet "fuqinë" e tij. Vetëm në 24 orët e fundit Kina ka shënuar 19 raste të reja të infektimit, teksa nga të dhënat mësohet se kjo është dita e 3 që nuk shënohen persona të infektuar jashtë Hubeit.

Koronavirusi, autoritetet dyshojnë për një të infektuar në CPAC, Trump: Nuk jam aspak i shqetësuar
8 Mars 2020, 00:11
"Nuk jam aspak i shqetësuar", kështu është shprehur Presidenti amerikan Donald Trump për koronavirusin, kur u pyet nga gazetarët nëse ishte i shqetësuar për ekspozimin ndaj COVID-19.