Nga kivano tek dora e Budës dhe papaja, Irakli Shkoza vazhdon të guxojë me frutat ekzotike: Fermerët duhet të rrezikojnë

Sfidat nuk e trembin. Guximi dhe dëshira për të eksperimentuar e kanë shtyrë Irakli Shkozën drejt kultivimit të frutave ekzotike. Çdo vit sjell varietete të pazakonta në tokën e tij në Divjakë.

E gjejmë duke monitoruar ecurinë e frutit të pasionit, më pas vijon me krasitjen e dragon frutit. Dëshira për t’iu bashkuar edhe fermerët e tjerë është e madhe. Sipas tij duhet diversifikim i bujqësisë.

“Unë kam dalë pak nga shinat e fermerit sepse fermerët e zakonshëm mbjellin kultura që janë të njohura në të gjithë vendin tonë si puna e domates, patates, shalqi etj. Ka një të keqe se fermeri jonë është goxha konservator, por ka ardhur koha që të marrë risqe.

Për shkak të ndryshimit të klimës, është e nevojshme që të futen dhe këto kultura që kanë gjetur përshtatje sepse disa nga produktet tona po e humbasin pak lehtësinë e kultivimit për shkak të kushteve që po krijohen. Kështu që është mirë që fermeri jonë dalëngadalë t’i dalë përpara të keqes, pra ngrohjes globale dhe të fusë gradualisht kulturat ekzotike. Duhet të kenë guximin t’i prodhojnë ato”, shprehet fermeri pensionist.

Testimi nisi me frutin e pasionit disa vite më parë, sot suprizohesh nga shumëllojshmëria e kulturave që i janë përshtatur klimës si: dragon fruit, kivano, papaja, limoni havjar apo dora e Budës.

“Është një proces i gjatë që shkon deri tek vendmmarrja, pra nga informacioni tek kënaqësia që ndjen kur e bën një gjë deri tek parashikimet. Nuk janë vendime që merren direkt. Ideja jonë është të provojmë nëse këto i mbijetojnë klimës tonë sidomos dimrit. Ekziston mundësia që me disa punë shkencore dhe teknike dhe profesionale të synojmë për rendimentin. Njeriu kur futet në një fushë, nga pasioni dhe rezultatet që ka asnjëherë nuk qëndron në një vend, por gjithmonë kërkon të bëjë një hap përpara”, shprehet Irakliu.

Fermerët kërkojnë siguri, në të kundërt do të qëndrojnë tek kulturat tradicionale që kultivojnë prej vitesh.

“Fermeri jonë bindet nëse qeveria krijon një projekt pilot ku mund të përfshijë disa fermërë dhe t’i ndihmojë me një subvencion të vogël dhe pasi të shohin rezultatin këta të parët, do ofrohen dhe fermerët e tjerë. Po të mos isha i vetëm do bëhej një mrekulli e jashtëzakonshme, jo vetëm si sipërfaqe, por edhe si numër bimësh do të shtoheshin dhe rendimenti do të rritej.  Mund të ishte një institut më vete për bimët ekzotike”, shprehet ndër të tjera.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmut Gaxhi Çime Çafai: 07/11/2024 16:48

    Ore kush do tē punoi fiton me grushta por shqiptari do gjyl sdo tē punoi.

    Përgjigju
  • Iris: 07/11/2024 03:12

    Te lumshin duart e suksese! Nuk eshte thjesht qe fermeret tane jane mesuar vetem me te njejtat gjera,por dhe nuk i njohin keto fruta,gjithashtu nuk e dine se sa shtrenje shkojne keto fruta ekzotike ne tregun e duhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK