-
Bardhi publikon pamjet: Tirana po mbytet nga plehrat, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston!
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, teksa ka publikuar pamje nga plehrat në Tiranë, ka shkruar se kryeqyteti po mbytet nga mbetjet, ndërkohë që sipas tij shqiptarët vijojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston.
29 Gusht, 15:57 -
-
VIDEO/ Policia rrethon vilën në Palasë, momenti kur arreston të kërkuarin për Inceneratorin e Tiranës! Renardo Nallbani ishte në arrati prej dy vitesh
Nallbani është i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
8 Gusht, 22:24 -
‘Pastruan 30 mln euro’, SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës! Në gjykim 12 persona! Inceneratori arkëtoi 120 mln €, u investuan vetëm 21 mln
Një grup kriminal, i lidhur me inceneratorin e Tiranës, fraksion i hetimit për mashtrim dhe pastrim parash, është dërguar për gjykim nga SPAK. Mes 12 të pandehurve janë sipas SPAK krerët e grupit kriminal Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të cilët në bashkëpunim me 10 të tjerë arritën të pastronin rreth 30 milionë euro përmes faturave fiktive dhe lëvizjes së parave cash
2 Korrik, 11:00 -
-
Afera me inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO shpall Bllakon të pafajshëm për një episod korrupsioni, ul dënimin në 2 vite burg! Pjesën e mbetur do e shlyejë me shërbim prove
Apeli i GJKKO zbuti dënimin për Alqi Bllakon në dosjen e inceneratorit të Tiranës, duke e shpallur të pafajshëm për episodin e përfitimit të 7.5 milionë lekëve përmes Vladimir Bezhanit, me argumentin se “fakti nuk përbën vepër penale”.
20 Maj, 14:37 -
Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO-së vendosi ta rikthejë në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri
Apeli i GJKKO-së ka vendosur rikthimin në burg të ish-ministrit Lefter Koka për çështjen e Inceneratorit të Tiranës, duke rrëzuar shuarjen e masës së sigurisë. Vendimi nuk është ekzekutuar pasi Koka ndodhet prej muajsh jashtë Shqipërisë. Atij i kanë mbetur edhe 6 muaj burg për të vuajtur.
15 Maj, 09:42 -
Inceneratori i Tiranës ‘i djeg lirinë’ Lefter Kokës, Apeli i GJKKO e rikthen në qeli: Ka edhe 6 muaj burg! Ish-punonjësi i QKB-së shpallet fajtor
Apeli i GJKKO-së rikthen në burg ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, duke rrëzuar vendimin e shkallës së parë për shuarjen e masës së sigurisë në dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nga përllogaritjet, Kokës i ka mbetur për të shlyer edhe 6 muaj burg.
14 Maj, 15:34 -
-
Partia e Lirisë: Tirana me ujëra të ndotura, inceneratori vetëm në letra
Partia e Lirisë përmes këshilltarit të saj në Bashkinë e Tiranës, Artan Distafa, tha se situata e ndotjes në kryqytet është alarmante, me një problematikë ende të pazgjidhur të kanalizimeve sipas tij, dhe me inceneratorin që ekziston vetëm në letra
14 Mars, 13:24 -
Inceneratori i Tiranës/ SPAK: Ka prova të reja edhe ndaj Kokës! Gjykata pranon kërkesën për rihapjen e shqyrtimit, do të pyeten dy të pandehur
Prokurori Dritan Prençi kërkon në GJKKO përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor të provave të administruara në shkallën e parë. Mbrojtja ka kundërshtuar duke thënë se sipas tyre ish-ministri është gjykuar, dënuar dhe gjykata ka shuar masën e arrestit ndaj tij.
4 Mars, 12:58 -
-
-
-
-
U dënua me 4 vite burg për inceneratorin e Tiranës, Alqi Bllako lë qelinë pasi iu shua masa e sigurisë
GJKKO e dënoi një ditë më parë Bllakon me 4 vite burg për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, u dënua me 2.8 vite burg. Por gjykata vendosi shuarjen e masës së sigurisë pasi këto vite i ka kaluar në paraburgim.
5 Nëntor 2025, 09:35 -
Inceneratori i Tiranës/ Apeli ktheu çështjen për rigjykim, Bllako dënohet me 4 vite burg, por i shuhet masa e sigurisë, pritet lirimi nga qelia
Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit u dënua përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burg. Në përfundim GJKK ka urdhëruar shuarjen e masës së sigurisë dhe Bllako pritet të lirohet që sot. Lirimi vjen pasi i është shuar masa e sigurisë si për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.
4 Nëntor 2025, 10:08 -
Mori liri me kusht për Elbasanin dhe shuarje mase për Tiranën, inceneratori i Fierit pengesa e fundit e Lefter Kokës drejt lirisë! Vendimi më 24 tetor
Më 24 tetor në GJKKO shqyrtohet një kërkesë e Lefter Kokës për shuarjen e masës së sigurisë për inceneratorin e Fierit për shkak të tejkalimit të afatit 3 vite për paraburgimin. Një vendim pozitiv nga ana e Gjykatës do ta nxirrte nga qelia ish ministrin e Mjedisit pasi më herët ai ka marrë shuarje të masës për inceneratorin e Tiranës dhe liri me kusht për atë të Elbasanit.
22 Tetor 2025, 11:27 -
-
Inceneratori i Tiranës, Distafa i PL-së: Në korrik u paguan mbi 1.5 mln euro nga fondet publike për shërbime që nuk janë kryer
Distafa hedh akuza lidhur me inceneratorin e Tiranës, duke thënë se vetëm gjatë korrikut janë paguar mbi 1.5 milionë euro nga fondet publike për shërbime që nuk janë kryer.
10 Gusht 2025, 13:01