-
Edhe KAS s'e njeh Berishën si kryetar i PD: Ankimi i përket palës tjetër! Rrëzon dhe kërkesën e Alibeajt! Fjalën e fundit e thotë Celibashi nesër në 16:00! Sefa: Vendimi të merret tani
Pasi dy grupimet e PD vendosën që të çonin çështjen në KAS, është vendosur që të mos kalojnë për shqyrtim kërkesat e grupit të Alibeajt dhe Berishës. Njësoj si Celibashi, KAS nuk e njeh Berishën si kryetar të PD ndërsa sqaron se ankimi i përket një pale tjetër. Edhe kërkesën e Alibeajt e rrëzon nën argumentin se s'ka kompetencë për të gjykuar vendimet e ndërmjetme.
13 Mars 2023, 12:20 -
Çështja e PD-së, avokati Duraj në Report Tv: Vendimi i Celibashit i drejtë, KAS do e lërë në fuqi! Grupi Alibeajt rrezikon të mos futet në zgjedhje
Avokati Alban Duraj ka komentuar në Report Tv situatën e krijuar në KQZ mes dy grupeve të Partisë Demokratike, të cilat kanë ankimuar në KAS vendimin e Ilirjan Celibashit. Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu, Duraj thotë se KAS me shumë mundësi do të lërë në fuqi vendimin që ka dhën&eum
12 Mars 2023, 14:43 -
PD ‘përfundon’ në KAS, kush është ish-zyrtari socialist që ‘ka në dorë’ ankimimin e grupit të Alibeajt
Koli Bele është caktuar relator për ankimimin e grupit të Enkelejd Alibeaj që kanë bërë në kas për regjistrimin në zgjedhjet vendore. Koli Bele është një ish-zyrtar socialist, ndërsa vite më par&am
12 Mars 2023, 10:57 -
Ankimimet e Berishës dhe Alibeajt në KAS, caktohen relatorët në mbledhjen e KQZ-së (EMRAT)
Mëngjesin e sotëm në KQZ u mbajt shorti për zgjedhjen e relatorëve për të trajtuar ankimimin e dorëzuar nga PD e Berishës dhe ajo e Alibeajt.Si përfundim, për ankimimin e bërë nga PD e Berishës është caktuar Ilirjan Rusmajli.Ndërsa për ankimimin e PD-s
12 Mars 2023, 10:26 -
Dy PD-të ‘përplasen’ në KAS, caktohen relatorët! Ilirjan Rusmaili 'merr në dorë fatin' e Rithemelimit! Koli Bele caktohet për ankimimin e Alibeajt
Në mesnatë skadoi afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore. Mirëpo, pa përfunduar ky afat PD e Alibeajt iu drejtua Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve. Ankimimi i Berishës në KAS do të shqyrtohet nga relatori Ilirjan Rusmajli, ndërsa ankimimi i Alibeajt nga Koli Bele.
12 Mars 2023, 07:49 -
-
Ylli Pata: Celibashi, garë me Arbana Osmanin? Çfarë do të bëjë në 12 të natës
Atmosfera e misterit që ka krijuar Ilirjan Celibashi me orën 12 të natës për regjistrimin e PD-së, duket si garë audience me Big Brother Vip, që sonte ka serinë e Prime, ku në mes të natës largon një person me atë atmosferën gjithë xhingla, sikur do të vendoset për të hedhur bombën atomike.
11 Mars 2023, 19:37 -
Mero Baze: Përfshirja politike e Celibashit në procesin e regjistrimit të PD
Ilirjan Celibashi ja ka dalë të bëj politik procesin e regjistrimit të Parisë Demokratike në zgjedhje. Duke gërmuar të gjejë “kleçka” teknike tek mënyra se si është dorëhequr Lulzim Basha, ai ja ka dalë në fakt t’i bëjë një gjyq politikë PD-së zyrtare, pas dëshpërimit që shprehu publikisht që vula nuk i takonte Sali Berishës.
11 Mars 2023, 18:33 -
-
Regjistrimi në zgjedhjet e 14 majit, PD e Enkelejd Alibeajt e çon kërkesën në KAS: KQZ, po u qëndron besnike qokave politike që ka marrë përsipër
Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt ka depozituar në ankesë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve sa i takon rrëzimit të kërkesës së tyre për regjistrimin si subjekt politike garues në zgjedhjet lokale të 14 majit. Sipas tyre, shkresa për angazhimin solemn për refuzimin për të marrë pjesë në
11 Mars 2023, 16:47 -
2 PD-të rrezikojnë mos regjistrimin në zgjedhje, Balla: I përket KQZ të vendosë! Të respektojnë vendimin e gjykatave
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është ndalur këtë të shtunë në Mallakastër nga ku ka përmbyllur turin e takimeve të Asambleve të zgjeruara në gjashtë Bashkitë e qarkut Fier.
11 Mars 2023, 15:20 -
Regjistrimi/ PD-Celibashit: Merr vendim tani, mos bëj deklarata politike
Përfaqësuesi i PD-së në KQZ i bëri thirrje Celibashit që ta marrë vendimin sot, sepse s’ka pse të vonohet duke qenë se Partia Demokratike nuk do të dorëzojë asnjë dokument.“Kërkoj t’i bëj thirrje publikut Komisionerit. Të marrë vendim sa m&am
11 Mars 2023, 14:37 -
Celibashi: Vendimin për regjistrimin e PD-së e marrim nesër ose pasnesër! Bashës i mbaron afati në orën mesnatë
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashit tha se vendimin për regjistrimin e Partisë Demokratike do ta marrin nesër ose pasnesër, ndërsa afati që Lulzim Basha të dorëzojë kërkesën e me firmën e tij përfundon në orën 12 të mesnatës.‘Vendimi që un&eum
11 Mars 2023, 11:50 -
Regjistrimi i anëtarëve të KZAZ-ve, Celibashi: Nuk ka lidhje me regjistrimin por me administrimin e procesit
Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se regjistrimi i anëtarëve të KZAZ-ve nuk ka lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike.“Dua të rikonfirmoj edhe një herë se vendimmarrja e KQZ dhe çfarë ndodh në KQZ është në përputhje me principin që ne aplikojmë sik
11 Mars 2023, 11:45 -
PD njofton Celibashin: Basha është dorëhequr, dokumentacioni i paraqitur është i plotë
Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht Ilirjan Celibashin se nuk do dorëzojnë dokument të firmosur nga Lulzim Basha. Në një letër zyrtare të firmosur nga përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa, thuhet se Basha është dorëhequr dhe s dokumentacioni i paraqitur është i plotë sipas rregullave.Letra e plotë
11 Mars 2023, 09:43 -
Regjistrimi i PD, Celibashi: Të sjellin dokumentin, afati skadon në mesnatë! Alibeaj nuk pret vendimin e KQZ, dërgon kërkesën në KAS: Basha ka ikur
48 orë ishte afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje, afati i cili skadon sonte në mesnatë, por që nuk do të shfrytëzohet nga ana e demokratëve. Për këtë arsye pa pritur orën 00:00, PD-ja e Enkelejd Alibeajt ka dërguar kërkesën në KAS.
11 Mars 2023, 07:21 -
-
Alibeaj pas mbledhjes me deputetët: PD do të ndjekë të gjitha procedurat, do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit! Dorëheqja e Bashës, fakt publik
Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka folur pas takimit me deputetët duke thënë se do të regjistrohen në zgjedhjet e 14 majit dhe do të ndjekin procedurat e kërkuara nga KQZ.“Kjo ishte mbledhje e radhës së Kryesisë e grupit parlamentar. Do të jenë më të shpeshta. D
10 Mars 2023, 19:43 -
Preç Zogaj: Refuzimi absurd i kandidatëve unikë
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibej, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, grupi parlamentar, kryesia dhe kolegji i kryetarëve të rretheve demonstruan sërish një kulturë të re politike me mënyrën si po sillen me vendimin unanim të tre gjykatësve të Apelit
10 Mars 2023, 19:31 -
PD rrezikon të mos regjistrohet! 2 orë e 30 minuta takim me deputetët, grupi i Alibeajt nuk ndryshon qëndrim për vendimin e KQZ: Basha ka ikur
Partia Demokratike rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk do të ndryshojë qëndrim përsa i takon kërkesës së kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi për dorëzimin e një dokumenti të firmosur nga Basha për të bërë regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale.
10 Mars 2023, 16:14
