Komisioni europian po vlerëson mundësinë e vendosjes se një çmimi tavan për gazin natyror që përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Kështu deklaroi sot presidentja e KE, Ursula von der Leyen pas presionit të shumë vendeve anëtare.
Sipas saj, presidenti rus Vladimir Putin po e përdor energjinë si ‘armë’ duke shkaktuar dëm ekonomik dhe social. Për këtë arsye u shpreh se do të marrin disa masa.
“Ne duhet të kufizojmë këtë ndikim inflacionist të gazit natyror në të gjithë Evropën. Kjo është arsyeja pse ne jemi të gatshëm të diskutojmë një cmim tavan për gazin natyror të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike”, tha Von der Leyen në Parlamentin Evropian në Strasburg.
Ndër të tjera u shpreh se kjo do të jetë zgjidhje e përkohshme. Gjithashtu tha se do t’i drejtohej liderëve të BE-së që do të takohen në Pragë në mënyrë që të merrnin një vendim për energjinë teksa e gjithë bota po përballet me krizën energjetike.
Më parë, shtetet e BE-së i kërkuan Brukselit që të propozonin një çmim tavan, por kishin mospajtime nëse një masë e tillë do të duhej të aplikohej për të gjithë gazin e importuar, dërgesat përmes tubacioneve apo edhe për tregtimin me shumicë të gazit.
Gjermania, Holanda dhe Danimarka kundërshtuan vendosjen e çmimit tavan për gazin, duke paralajmëruar se kjo masë do të krijonte vështirësi për shtetet që të gjejnë furnizime me çmime konkurruese në tregjet globale dhe do të rrezikonte sigurinë energjetike të Evropës gjatë sezonit të dimrit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52
-
Von der Leyen po vuan nga një 'pneumoni e rëndë', anulon udhëtimet për 2 javët e para të janarit
3 Janar, 15:29
-
Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025
2 Janar, 13:30
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
BE nis hetimet për TikTok dhe zgjedhjet në Rumani
17 Dhjetor 2024, 15:28
-
Shefi i NATO-s ‘shpreson për një tranzicion paqësor’ në Siri, pas rënies së regjimit të Assadit
10 Dhjetor 2024, 08:30
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Europian, mandati nis më 1 dhjetor
27 Nëntor 2024, 16:23
-
Von der Leyen i shpëton jetën pasagjerit në avion
21 Nëntor 2024, 16:31