-
Zgjedhjet/ Basha kërkesë KQZ-së për regjistrim me Koalicionin Euroatlantik, por pa hequr dorë nga PD! ‘Djathtas 1912’ dhe PDIU partitë e radhës, 29 në total! Nesër në mesnatë mbaron afati (LISTA)
‘Djathtas 1912’, në emër të kryetarit Rezart Kthupi, PDIU e Shpëtim Idrizit dhe Koalicioni Euroatlantik i Bashës, kanë dorëzuar sot kërkesën për regjistrim në KQZ, duke u bërë partitë e radhës që do marrin pjesë në fushatë dhe do kërkojë mandate deputetësh në Parlament. Më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve, ndërsa 12 mars dorëzohen kandidatët
24 Shkurt 2025, 10:08 -
Zgjedhjet/ Celibashi sqaron Diasporën: Ja si do e numërojmë votën tuaj, pa u dalluar se për kë votuat! Mendova 40 mijë, por do kalojmë 200 mijë regjistrime! S’ka votim me ID të huaj
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, iu përgjigj Diasporës në një komunikim online në rrjetet sociale. Shpjegon se si do numërohet vota e tyre pa u identifikuar. Thotë se nuk mendonte se do kalonin 40 mijë regjistrime në fillim dhe se votuesit pa ID biometrike shqiptare nuk mund të votojnë më 11 Maj
22 Shkurt 2025, 20:02 -
Vota e Diasporës/ PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet, Balla nga Prato: 100 mijë regjistrime nga Italia!
Kreu Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, e njoftoi vetë këtë lajm me një video-postim në rrjetin social Facebook, në takimin që pati me emigrantët shqiptarë në Prato. Gati 40% e te gjitha kërkesave për t’u regjistruar në KQZ si votues nga jashtë, vijnë nga vendi fqinj. Kurse Italia dhe Greqia të dyja së bashku kanë 70% të emigrantëve që kanë bërë kërkesa dhe janë regjistruar në KQZ
22 Shkurt 2025, 19:28 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Ku do bëhet votimi dhe numërimi elektronik? Report Tv zbardh 3 skenarët: Njësia 5 e 10 në Tiranë e Vora, më shumë shanse
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gati tre skenarët për votimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Report Tv ka siguruar tre draftet që KQZ do t’ua vendosë në tavolinë partive politike për të nisur negociatat se ko implementohet votimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
22 Shkurt 2025, 11:18 -
-
KQZ i bllokoi mazhorancës projektligjin për Burgjet e Hapura, Kuvendi e çon në KAS: Nuk ka lidhje me zgjedhjet! Hidhet shorti, ja kush u caktua relator (DOKUMENTI)
KQZ bllokoi më 19 shkurt edhe projektligjin e propozuar nga Nasip Naço për Burgjet e Hapura, Kuvendi i kundërpërgjigjet me ankimimin nr. 2. Pas dorëzimit të ankesës te Ilirjan Celibashi, ku theksohet se ka bërë edhe dy pasaktësi juridike, u hodh shorti që caktoi si relator Rusmalin
21 Shkurt 2025, 18:00 -
Diaspora kërkon miliona euro shtesë për votën me postë! Celibashi 2 propozime partive për shtrirjen e votimit elektronik
Shifrat nga diaspora po vijojnë të rriten në KQZ, duke bërë që Ilirjan Celibashi t’i kërkojë qeverisë shtesë në buxhet, pasi 5 milionë eurot e planifikuara për shpenzimet postare, mbulojnë vetëm 100 mijë votues. Projeksioni është që deri më 4 mars, emigrantët që do të votojnë nga jashtë të shkojnë në 200 mijë.
21 Shkurt 2025, 15:54 -
Kryeprokurori Çela: Garantim i procesit zgjedhor brenda kuadrit ligjor
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela mori pjesë sot në një tryezë për krimet zgjedhore të organizuar nga shoqëria civile lidhur me zgjedhjet elektorale të 11 majit, ku foli mbi rolin e Prokurorisë për sigurimin dhe garanti
21 Shkurt 2025, 15:27 -
Parandalimi i krimeve zgjedhore/ Dumani i përgjigjet Ramës: Askush s'duhet të ketë frikë sa kohë bën detyrën, hetimi do kryhet pa ndikim politik
Altin Dumani i përgjigjet akuzave të kryeministrit Rama se strukturat për hetimin e krimeve zgjedhore po survejojnë partitë, duke thënë se hetimi do të bëhet pa ndikim politik ndërsa shtoi se kush respekton ligjin, nuk ka pse të ketë frikë.
21 Shkurt 2025, 12:45 -
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 160 mijë shqiptarë të diasporës regjistrohen në PER, kreu i KQZ, Celibashi: Ata që refuzohen mund të riaplikojnë pa kufizim
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje që emigrantët të regjistrohen dhe të dërgojnë kërkesën për të qenë votues brenda afatit të fundit, që është 4 marsi. Për ata që janë refuzuar, KQZ ka sqaruar se mund të riaplikojnë pa kufizim, duke ndjekur udhëzimet e dërguara në llogaritë e tyre në aplikacionin PER.
21 Shkurt 2025, 09:35 -
SPAK i përgjigjet Ramës, publikon strategjinë për hetimin dhe parandalimin e krimit zgjedhor! Ja 4 piketat kryesore, mes tyre monitorim mediave dhe rrjeteve sociale
Prokuroria e Posaçme i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, që deklaroi që të mos survejoheshin partitë politike në zgjedhje, me publikimin e “Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”. Objekt hetimi e verifikimi çdo indicio, dyshim, raportim dhe e dhënë. Gjithashtu monitorim i buxhetit dhe investimeve gjatë fushatës
20 Shkurt 2025, 16:31 -
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Fletë votimi gjigande, Tirana me të paktën 350 emra kandidatësh, përmasat 59 cm me 42 cm! Report Tv siguron modelet
Nëse nuk do të ketë më shumë se 8 subjekte zgjedhore për 11 majin në Tiranë fleta e votimit pritet të ketë të paktën 350 emra në të. Report Tv siguroi modelet për të 12 qarqet, ndërsa ajo e kryeqytetit pritet në përmasa gjigande. Madhësia e modelit të fletës për qarkun e Tiranës është 59 cm me 42 cm.
20 Shkurt 2025, 10:06 -
KAS rrëzoi Celibashin për TVSH-në e Bujqësisë, Braçe: Fituam, vendimi bllokues ra! Tani te Komisioni i Ligjeve, s’ka më pengesa e kundërshtarë
Deputeti socialist Erion Braçe, sot në KAS për të mbrojtur nismën për BujqësinëKomisioni i Ankesave në KQZ rrëzoi sot kërkesën e kryetarit Ilirjan Celibashi për të ndal
19 Shkurt 2025, 20:43 -
Vendimi i KAS-it për vijimin në Parlament të procedurës për ‘Paketën e Maleve’, Ministria e Ekonomisë: Konfirmoi se nuk bie ndesh me legjislacionin!
Postimi i MEKI me video-mesazh për 'Paketën e Maleve'Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, përshëndeti sot vendimin e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendr
19 Shkurt 2025, 17:16 -
-
KAS rrëzon KQZ: Kuvendi të miratojë 'Paketën e maleve' e pr/ligjin për TVSH në Bujqësi! Celibashi pezullon ligjin për të burgosurit (DOKUMENTI)
Kuvendi i Shqipërisë e fitoi betejën me Kreun e KQZ-Ilirjan Celibashi. Vendimi i sotëm i Komisionit të Ankesave i lejon Parlamentit të miratojë Paketën e Maleve dhe ndryshimet në skemën e TVSh-së për bujqësinë, pasi ato nuk shkelin rregullat para zgjedhore.
19 Shkurt 2025, 08:55 -
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
Teksa afati i fundit është 4 Marsi, KQZ zbulon edhe shifrat e deritanishme, rreth 37 mijë kërkesa të refuzuara. Tirana ka 20,5% të numrit të të regjistruarve nga totali, Berati më shumë se Shkodra dhe pothuajse sa Vlora
18 Shkurt 2025, 16:47 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Partitë regjistrohen më 25 shkurt, në prill nisen fletët drejt diasporës! Celibashi: S’kam detyrime të ndryshoj rregullat për ‘ID e huaja'
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashki ka dhënë afatet për regjistrimin e partive, koalicioneve dhe listave shumëemërore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Celibashi tha se më 25 shkurt përfundon afati për regjistrimin e partive, më 7 mars për regjistrimin e koalicioneve dhe më 12 mars ai i listave shumëemërore.
18 Shkurt 2025, 11:26