-
Frikë se Apeli “vulos” dënimin?! Fredi Beleri “skemë zvarritjeje” me avokatët
Ka dështuar seanca e parë në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin i cili kundërshton dënimin me 2 vite burg, megjithëse Prokurorët e SPAK ishin të pranishëm, ashtu si edhe i pandehuri Pandeli Kokaveshi. Beleri mungoi dhe përmes një deklarate njoftoi se nuk dëshiron të marrë pjesë dhe se akoma nuk ka zgjedhur avokat.
27 Maj, 14:54 -
Kërkoi pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet seanca për Fredi Belerin! Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës: S’dua të marr pjesë, s’kam zgjedhur avokatin
Ka dështuar seanca e parë në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin i cili kundërshton dënimin me 2 vite burg, megjithëse Prokurorët e SPAK ishin të pranishëm, ashtu si edhe i pandehuri Pandeli Kokaveshi. Por vetë Beleri mungoi dhe përmes një deklarate njoftoi se nuk dëshiron të marrë pjesë dhe se akoma nuk ka zgjedhur avokat.
27 Maj, 10:41 -
Seanca për Fredi Belerin, SPAK: Në telefonin e Pandeli Kokaveshit u gjet një grup ku ju premtoheshin qytetarëve ‘letra greke’
Qytetarëve të Himarës u janë ofruar pasaporta greke në këmbim të votave për Fredi Belerin në zgjedhjet e 14 majit. SPAK paraqiti provat shkresore në gjyqin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur, përfshirë edhe bisedat e një grupi në rrjetet sociale me emrin “Himara ime je ti”. Mesazhet janë zbardhur nga telefoni i anëtarit të shtabit Pandeli Kokaveshi pasi Fredi Beleri nuk ka pranuar të dorëzojë kodin e telefonit duke pamundësuar ekspertizën e tij.
19 Dhjetor 2023, 17:23 -
U arrestuan për blerje votash në Himarë, dërgohet për gjykim Fredi Beleri dhe bashkëpunëtori i tij! SPAK: Ofronin 50 euro për votë
SPAK mbyll hetimet në ngarkim të Fredi Belerit për blerje votash dhe dërgon kërkesën për gjykim në GJKKO. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u arrestua për blerje votash 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi. Ata dhanë 40 mijë lekë për 8 vota. Në fund të gjykimit Beleri rrezikon dënimin nga 1 deri në 5 vite burg.
1 Gusht 2023, 09:37 -
Apeli i GJKKO e liroi pak ditë më parë nga qelia, paraqitet në SPAK Pandeli Kokaveshi! Shoqërohet nga avokati i tij
Bashkëpunëtori i Fredi Belerit, Pandeli Kokaveshi është paraqitur sot në SPAK pak ditë pasi fitoi lirinë. Kokaveshi shkoi në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi, raporton se Kokoveshi nuk është prononcuar për mediat
6 Qershor 2023, 11:44 -
Apeli i GJKKO la në burg Fredi Belerin, reagon Greqia: Vendim kundër dispozitave të shtetit ligjor! Trajtim jo i drejtë për një kryebashkiak të zgjedhur
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar për lënien në burg të Fredi Belerit duke e konsideruar si një vendim që nuk është në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor dhe nuk përbën trajtim të drejtë p&
1 Qershor 2023, 15:43 -
U kapën duke blerë 8 vota në Himarë, Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin! Detyrim paraqitje për Kokaveshin, shkak gjendja shëndetësore
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për masë më të lehtë siguri, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg. Ndërsa ka caktuar detyrim paraqitje për Pandeli Kokaveshin i cili sipas avokatëve ka bërë transplant zemre disa muaj më parë.
1 Qershor 2023, 11:46 -
Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin, nxjerr nga qelia Kokaveshin! Greqia: Vendim në mospërputhje me dispozitat e shtetit ligjor
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për masë më të butë sigurie ndërsa ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për bashkëpunëtorin Pandeli Kokaveshi, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Greqia ka reaguar duke thënë se vendimi i marrë nuk është në përputhje me dispozitat e një shteti ligjor.
1 Qershor 2023, 10:26 -
Arrestimi i Belerit, ministri i Jashtëm grek takim me Xhaçkën në Oslo! Kaskarelis: Do diskutojmë për çështjen e lirimit të kryebashkiakut të Himarës
Ministrja e Jashtme Olta Xhacka, do të takohet me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Vassilis Kaskarelis, në lidhje me rastin e Fredi Belerit. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm grek Vassilis Kaskarelis, në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar se takimi do të zhvillohet në Oslo, për të ngritur çështjen e lirimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës
31 Maj 2023, 17:33 -
Arrestimi për blerje votash, Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO: Të pushohet çështja, s’ka prova
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi ankimojnë vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, që i la në burg me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim. Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet
25 Maj 2023, 11:42 -
U kap me Fredi Belerin duke blerë vota në Himarë, gjykata e Vlorës lë në burg Pandeli Kokaveshin! Avokati: Do ankimojmë vendimin
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e arrestit me burg edhe për bashkëpunëtorin e Fredi Belerit, Pandeli Kokaveshi, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën. Sipas policisë, Kokaveshi është bashkëpunëtor i Fredi Belerin në blerjen e votave në Himarë.
13 Maj 2023, 17:37