U arrestuan për blerje votash në Himarë, dërgohet për gjykim Fredi Beleri dhe bashkëpunëtori i tij! SPAK: Ofronin 50 euro për votë

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin, të cilët u kapën duke blerë vota në Himarë për zgjedhjet e 14 majit 2023. Hetimet janë mbyllur 2 muaj e gjysmë pas arrestimit për blerje votash, ndërsa dosja penale i është dërguar Gjykatës së Posaçme, për nisjen e gjykimit. Do të jetë në dorë të gjykatës, e cila përmes një seance paraprake do të vendosë nisjen e gjykimit, rikthimin e çështjes për plotësim në prokurori apo pushimin e saj përfundimtar.

Në kërkesën e SPAK thuhet se Beleri dhe Kokaveshi ofronin 50 euro për votë, ndërsa ata u arrestuan duke i dhënë paratë Arsen Ramës. Dy të pandehurit akuzohen për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’ kryer në bashkëpunim.  

Hetimet e zhvilluara nga SPAK kanë zbuluar se Fredi Beleri i ka ofruar Arsen Ramës 50 euro për çdo person që ai do të gjente, në këmbim që në ditën e zgjedhjeve të 14 majit të votonin për Belerin. Ndërkohë, Arsen Ramës i ka premtuar shumën 300 euro si shpërblim për personat që do të gjente për të votëbesuar Belerin.

Nga përgjimet, zbërthimi i celularëve, apo edhe provat në hetime është zbuluar se shtetasi Aresn Rama kishte gjetur 8 persona të cilët do të votonin Blerin në këmbim të shumës 50 euro. Ka qenë Kokaveshi, ai i cili ka bërë ndërmjetësimin për dhënien e parave, duke i dhënë Altin Ramës 40 mijë lekë, katër kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe, për t’i shpërndarë më pas tek 8 personat e tjerë.

“I pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë, në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023, ndërsa vetë shtetasit Arsen Rama i ka premtuar si shpërblim për shërbimin që do të kryente shumën 300 euro.

I pandehuri Dhionisios Alfred Beleri ia ka dhënë shumat monetare Arsenit nëpërmjet të pandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi, i cili ka qenë bashkëpunëtori i tij në kryerjen e këtij akti korruptiv dhe ky i fundit i ka dhënë shtetasit Arsen Rama tetë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në rastin konkret, sipas SPAK, të pandehurit e kanë kryer veprën penale me veprime aktive të kundërligjshme në dy forma të saj, përmes premtimit dhe ofrimit të shumave monetare ndaj Arsen Ramës në mënyrë që ky i fundit të ndikonte tek vullneti i qytetarëve të tjerë për të siguruar vota në favor të kandidatit të Berishës dhe Metës. 

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Edhe pse i arrestuar, ai mundi të fitojë zgjedhjet kundër kandidatit tjetër të së majtës, Jorgo Goro. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin për marrjen e detyrës. Arrestimi i tij ka tensionuar jo pak retorikën e fqinjëve grek, të cilët kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, madje çështjen e kanë ngritur si problematike deri në Bruksel. Në fund të gjykimit, Fredi Beleri rrezikon të dënohet nga 1 deri në 5 vite burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
Mediat greke: Beleri, ‘gjemb’ në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Greqi

1684143826_fredibeleri.jpg

Mediat greke i kanë kushtuar sëish vëmendje cështjes së Fredi belerit, i arrestuar për blerje votash para zgjedhjeve të 14 majit. Sipas Kathimerinit çështja Beleri, mbetet me prioritet të lartë, ndërsa qëndron si një gjemb i ngulur në marrëdhëniet dypalëshe.

“Vendimi i qeverisë së Edi Ramës për të vazhduar me qëndrimin intransigjent të zgjatjes së paraburgimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, çon në një kthesë të papritur në marrëdhëniet dypalëshe greko-shqiptare”, thotë gazeta e njohur greke.

Më tej thuhet se ndërsa Shkupi po shkon drejt BE-së, në Tiranë çështja Beleri është kthyer në pengesë serioze në rrugën e integrimit.

Pritet që ministri i Jashtëm Grek Giorgos Gerapetritis t’u drejtohet me një letër  dhomologëve të tij evropianë. Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis tha se Shqipëria duhet të respektojë rregullat elementare të shtetit të së drejtës dhe është një çështje në të cilën vendi ynë do konsiderojë si prioritet absolut sepse ne duhet të mbrojmë edhe të drejtat e pakicës, si dhe një kryetar bashkie të zgjedhur ligjërisht. 

“Shqipëria duhet të respektojë rregullat elementare të shtetit të së drejtës dhe është një çështje në të cilën vendi ynë do të vazhdojë të veprojë si prioritet absolut sepse ne duhet të mbrojmë edhe të drejtat e pakicës, si dhe një kryetar bashkie të zgjedhur ligjërisht”, tha dje zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 02/08/2023 13:09

    FREE FREE FREDI BELERI.....

    Përgjigju
  • Adi: 02/08/2023 11:37

    Ky është Ivica daqiq i Greqisë

    Përgjigju
  • SHQIPËTAR: 02/08/2023 07:05

    Ky essht nje palaco nje ordiner.nje anti shqiptar nje njeriu si ky duhet te shpallet i pa deshiruar per vendin e vet,ky esht nje vrases nje leperes te greku.po esht shteti jon me legen se ky.bashk me Sali berishen dhe me Ilir meten qe nxorren nje kandidat si ky.kta dy jan me tradhetar se ky ata dy jan me anti shpitar se ky plera.ne burg te rri

    Përgjigju
  • Alban: 01/08/2023 20:38

    Kalbeni brenda kete qelbesire antishqiptare

    Përgjigju
  • Linda: 01/08/2023 18:08

    Po me gjithe keto zjarre ne Greqi u dogjen ferrat dhe gjembat ska ngelur gje te na demtoj.

    Përgjigju
  • Faik: 01/08/2023 17:37

    FerdiQIs BeleiQIs nga Progonati i Tepelenés 110 % SHQIPTAR , qé u Kenvertua né PALAÇO , MASKARA , BATAKÇI dhe GJAKPRISHUR , pér NJÉ PENSION ORDINER prej 400 €UROSH né Muaj !!! FrediQIs BeleriQIs , qé Lindi SHQIPTAR dhe u shndérrua né GJAK - PRISHUR , MASKARA , BANDIT dhe KUSAR !!!!!!!! Né BURG té PÉRJETSHÉM PIDH MOTRA FrediQIs BeleriQIs nga PROGONATI i TEPELENÉS , por qè u bè GJAK PRISHUR

    Përgjigju
  • DREJTESI: 01/08/2023 16:54

    Yyyy fytyr e poshter te denohet qe cke me te se ha buken e shqiptarit dhe ben duvan e grekut. Edhe greket boll i kemi duruar ta vulosin gojen se shqiperis i kane borxh e jo shqiperia grekut.

    Përgjigju
  • Nik Nika: 01/08/2023 11:54

    Shikoji fytyrin ketij pisi e dil ne konkluzion... Nese eshte fajtor mos ja dani nja 5 vjet gjakprishrurit nga Kurveleshi. Yt te rafte sapuni aty ky je o kelysh i papuse

    Përgjigju
  • daniel: 01/08/2023 11:47

    Po shperndantet EVROT e derguara nga monarko fashistet grek ky plera e ndyre.

    Përgjigju
  • e drejta: 01/08/2023 10:31

    JEPINI MAKSIMUMIN KETIJ KRIMINELI DHE PO PATET MUNDESI HIDHINI CELSAT E BIRUCES NE DET....KESHTU TE BEHET SHEMBULL PER TE TJERET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë