-
Augustin Palokaj: BE-ja me gjithë sanksionet e padrejta ndaj Kosovës, nuk i ka kthyer kosovarët kundër saj
Kosova, pas Turqisë, ka mbështetjen më të vogël të qytetarëve brenda BE-së edhe pse dallimi mes atyre që do ta pranonin Kosovën në BE dhe atyre që janë kundër nuk është i madh. Në favor të pranimit të Kosovës në BE do të ishin 43 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian ndërsa 46 për qind janë kundër.
8 Shtator 2025, 15:20 -
Augustin Palokaj: A është kapaku në shishe të pijeve limiti i fuqisë së BE-së
BE-ja edhe sot është lidere në mbrojtjen e lirive dhe vlerave të demokracisë, lirisë së shprehjes, ka standardet më të larta të mbrojtjes së mjedisit, sigurisë së ushqimit, të drejtave të punëtorëve dhe konsumatorëve.
1 Shtator 2025, 16:29 -
Augustin Palokaj: Çfarë duan dhe nuk duan partitë politike në Kosovë?
Kosova ka politikanë që kanë mungesë kronike të ndjenjës së përgjegjësisë. Të cilët vetëm kalkulojnë interesin partiak, e me këtë edhe atë personal. Dhe ka një Gjykatë Kushtetuese e cila në përpjekje për të dhënë udhëzime se si të dilet nga kriza, vetëm sa e zgjat krizën.
25 Gusht 2025, 15:26 -
Augustin Palokaj: Krahasimi i pavend i Kosovës me agresionin e Rusisë në Ukrainë
Ky takim është historik pa marrë parasysh se nga ai, së paku në publik, nuk kanë dalë hollësi dhe rezultate konkrete. Sa u përket qëndrimeve të presidentit Trump, ai vazhdon të jetë i paparashikueshëm.
18 Gusht 2025, 20:11 -
Augustin Palokaj: Politizimi i strukturave të sigurisë shkon në dëm të sigurisë së Kosovës
Aranzhimet mes Kosovës dhe NATO-s për mënyrën e (mos)dërgimit të FSK-së në veri kanë qenë që nga fillimi politizim. Kërkesa e Serbisë për “garanci të tilla“ ka qenë me motive politike po ashtu. Tash edhe nga Kosova politizohet sa herë që shkon ndonjë njësi e FSK-së në atë pjesë.
31 Korrik 2025, 22:59 -
Augustin Palokaj: Fat i keq i Kosovës të varet nga 'vullneti i mirë' i politikanëve të saj
Fillimi i vitit 2000 nuk ishte i lehtë për qytetarët e Kosovës. Ani pse po e gëzonin lirinë, euforia e çlirimit kishte kaluar. Skena politike ishte mjaft e përçarë, ndasitë ishin edhe rreth së kaluarës e edhe rreth së ardhmes.
28 Korrik 2025, 20:11 -
Augustin Palokaj: Kosova rrezikon të mbetet në harresë
Kosova nuk është pjesë e disa nismave që janë në disa institucione të BE-së për vendet kandidate. Dhe është e vetmja që nuk ka status kandidat prej të gjitha vendeve që kanë kërkuar anëtarësim dhe që thuhet se janë në procesin e zgjerimit.
14 Korrik 2025, 16:21 -
Augustin Palokaj: Shqipëria ka rastin që nuk duhet ta humbë
Shpesh Shqipëria në rrugëtimin evropian ka qenë edhe viktimë e rrethanave të tjera. Si për shembull kur zgjerimi nisi të shihet si rrezik dhe si diçka që nuk është i dëshirueshëm në BE. Ndodhte që kur Shqipëria ishte e gatshme dhe i përmbushte kushtet, nuk lëvizte.
5 Maj 2025, 17:36 -
Augustin Palokaj: Duhet një papë i cili s’do t’u lejojë politikanëve të bëhen më katolikë sesa ai
Për disa ditë kardinalët do të mblidhen në Konklavë në Romë për të zgjedhur pasardhësin e Françeskut. Ka shumë rryma dhe politikanë nëpër botë që do të donin të ndikonin këtë proces, që të mos ia lënë vetëm Shpirtit të Shenjtë të vendosë se kush do të jetë prijësi i Kishës më të madhe në botë.
28 Prill 2025, 15:31 -
Augustin Palokaj: Taktizimet dhe kalkulimet politike do t’i kushtojnë Kosovës
Nga partia fituese, Vetëvendosje, herë thonë “i kemi votat”, e pastaj, kur dëshmohet se nuk i kanë pasur, fajësojnë opozitën. E opozita mban qëndrim përjashtues ndaj Vetëvendosjes, duke e pritur dështimin e saj për të bërë përpjekje që ata ta formojnë shumicën parlamentare.
21 Prill 2025, 22:33 -
Augustin Palokaj: Si të jetojnë Kosova dhe Serbia pa normalizim
Pas 14 vjetësh dialog është arritur të konsiderohet normale që Kosova dhe Serbia të mos kenë raporte normale. Kjo ndjenjë është forcuar gjatë mandatit të Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut. Pasardhësja e Josep Borrellit, Kaja Kallas, tashmë e ka shëtitur gjysmën e botës, shkon edhe në rajon, por nuk i viziton Kosovën e Serbinë.
7 Prill 2025, 15:42 -
-
Augustin Palokaj: Vuçiçi po e humb mbështetjen në Serbi, por e ka mbështetjen e madhe ndërkombëtare
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po përballet me sfidën më të madhe të brendshme ndaj pushtetit të tij. Ai për protesta po tenton t’ua bartë fajin “faktorëve të jashtëm”. Por realiteti është ironik. Ai gëzon një mbështetje të madhe si nga BE-ja e SHBA ashtu edhe nga Rusia, Kina dhe Irani.
17 Mars 2025, 10:31 -
Augustin Palokaj: Përvoja e Kosovës me kërkesat e Amerikës
Drejt një presidenti që nuk ka pasur përvojë të mëparshme politike dhe nuk ka pasur mundësi të mësojë hollësitë e diplomacisë. E kujt i falen gabimet që mund të ketë bërë, sepse nuk ka kohë dhe qetësi të mendojë se çfarë taktike të përdorë në cilat takime.
3 Mars 2025, 08:55 -
-
-
Augustin Palokaj: Të gjithë kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë sesa dialogu
Nuk pati shumë zhurmë për përzgjedhjen e pasuesit të Lajçakut, Peter Sorensen. Ai u përzgjodh dhe u konfirmua me procedura formale, pa diskutim. Vetëm një komunikatë u lëshua nga Këshilli i BE-së kur u konfirmua përzgjedhja e tij.
3 Shkurt 2025, 15:36 -
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE dhe asnjë hap i vetëm nuk është bërë për shqyrtimin e kësaj kërkese. Vendet drejtuese të BE-së që kanë për detyrë ta vënë në procedurë këtë kërkesë janë ndryshuar dhe asnjëra prej tyre nuk ka bërë asnjë hap.
13 Janar 2025, 17:32 -
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
Javët e fundit, në shumë diskutime kushtuar procesit të zgjerimit në grupet punuese të Këshillit të BE-së, ku zhvillohen bisedimet mes vendeve anëtare, është diskutuar më shumë se sa pritej për masat ndaj Kosovës dhe largimin e tyre.
23 Dhjetor 2024, 20:12
